Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkaktuar shkrumbimin e plotë të mjetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik i lidhur me mbinxehjen e automjetit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.














