Në ditën e 40-të të protestës kundër qeverisë, studentët kanë sjellë në shesh një simbolikë të veçantë, duke shpërndarë hallvë për protestuesit.
Një prej studentëve u shpreh se kjo ditë për ta shënon fundin e frikës dhe një moment bashkimi mes qytetarëve.
“Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën. Frika ka vdekur te ne. Dalim për atë që mendojmë se është e drejtë dhe kështu do të vazhdojmë deri në fund. Ndoshta për disa mund të jetë ditë zie, por për ne është ditë gëzimi”, deklaroi ai.
Studenti ftoi qytetarët të bashkoheshin me simbolikën e tyre dhe të shijonin hallvën e përgatitur për këtë ditë proteste.














