Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës.
Shtetasit me iniciale Sh. S., 31 vjeç, dhe Sh. Sh., 43 vjeç, u ndaluan teksa lëviznin me automjet në Rrugën e Dibrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 31-vjeçarit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë me municion, të cilën ai e posedonte në mënyrë të kundërligjshme.
Ndërkohë, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 43-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën dyshohet se e kishte shkelur duke lëvizur jashtë banesës.
Të dy personat u arrestuan, ndërsa materialet procedurale i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme.














