• Kontakt
Thursday, July 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paradoksi i ekonomisë shqiptare/ Euro bie, inflacioni rritet dhe prodhimi vendas humbet terren

11:26 : 09/07/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria për të mbështetur sektorët prodhues dhe eksportues, rreziku është që vendi të hyjë në një cikël ku rritja mbështetet gjithnjë e më pak te prodhimi dhe gjithnjë e më shumë te importet, konsumi dhe sektorët joprodhues.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se inflacioni në Shqipëri është rritur nga 2.4% në 3.2%, ndërkohë që euro vijon të qëndrojë në nivelet më të ulëta historike kundrejt lekut. Në teori ekonomike, një monedhë vendase më e fortë duhet të ulë koston e importeve, të zbusë presionet inflacioniste dhe të përmirësojë fuqinë blerëse të qytetarëve. Megjithatë, realiteti shqiptar po dëshmon të kundërtën.

Sot, ekonomia shqiptare po përballet me një paradoks: leku forcohet, por kostoja e jetesës nuk ulet. Përkundrazi, çmimet vazhdojnë të rriten, ndërsa sektorët që prodhojnë, eksportojnë dhe krijojnë vende pune po humbasin konkurrueshmërinë.

Struktura e inflacionit tregon qartë se presionet kryesore nuk burojnë më nga mallrat e importuara, por nga kostot e brendshme të ekonomisë. Rritja e pagave, mungesa kronike e fuqisë punëtore, kostot e transportit, shtrenjtimi i shërbimeve dhe eficienca e ulët e tregut kanë neutralizuar përfitimet që teorikisht duhet të sillte një lek i fortë.

Nga ana tjetër, mbiçmimi i lekut ka goditur drejtpërdrejt eksportuesit shqiptarë. Industria e manifakturës, agropërpunimi dhe prodhimi vendas po përballen me një tkurrje të të ardhurave në lekë, ndërsa kostot e prodhimit vazhdojnë të rriten. Fitimet janë ngushtuar, investimet janë frenuar dhe shumë ndërmarrje po detyrohen të reduktojnë aktivitetin ose të humbasin kontrata në tregjet ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve

Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

Në të njëjtën kohë, importuesit kanë përfituar nga kursi i favorshëm i këmbimit, duke zgjeruar pjesën e tyre në treg.

Produktet e importuara janë bërë relativisht më konkurruese, ndërsa prodhuesit vendas po humbasin terren edhe në tregun shqiptar. Kjo krijon një çekuilibër që, nëse vazhdon, rrezikon të dobësojë bazën prodhuese të ekonomisë.

Në këtë situatë lind pyetja: a është kursi i këmbimit thjesht rezultat i forcave të tregut, apo kërkon një reagim më aktiv nga institucionet ekonomike?

Roli i Bankës së Shqipërisë nuk kufizohet vetëm në mbajtjen e inflacionit pranë objektivit. Ajo ka gjithashtu përgjegjësinë të monitorojë efektet që kursi i këmbimit po prodhon mbi stabilitetin financiar, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe sektorët strategjikë të prodhimit. Edhe kur kursi përcaktohet nga tregu, ndikimi i tij mbi ekonominë reale duhet të jetë pjesë e analizës dhe komunikimit institucional.

Po aq i rëndësishëm është edhe roli i Qeverisë, e cila duhet të ndërtojë politika që mbështesin prodhimin vendas dhe eksportet. Lehtësitë fiskale për sektorët prodhues, investimet në teknologji dhe inovacion, ulja e kostove administrative, rritja e produktivitetit dhe mbështetja për bizneset eksportuese janë masa që mund të zbusin efektet e një leku të fortë. Në mungesë të tyre, ekonomia rrezikon të mbështetet gjithnjë e më shumë te konsumi dhe importet, në vend që të krijojë vlerë përmes prodhimit.

Shqetësues është fakti se përfitimet nga forcimi i lekut nuk po shpërndahen në mënyrë të barabartë. Konsumatori nuk po përfiton një ulje domethënëse të çmimeve, ndërsa prodhuesit dhe eksportuesit po mbajnë një pjesë disproporcionale të kostos së këtij zhvillimi. Kjo tregon se problemi nuk qëndron vetëm te kursi i këmbimit, por edhe te struktura e tregut, niveli i konkurrencës dhe aftësia e ekonomisë për të transmetuar përfitimet monetare te qytetarët.

Në një kohë kur vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara po zbatojnë politika për të rikthyer prodhimin, për të forcuar industrinë kombëtare dhe për të ulur varësinë nga importet, Shqipëria nuk mund të mbështetet vetëm te një monedhë e fortë si tregues suksesi. Një ekonomi nuk bëhet më konkurruese vetëm sepse monedha e saj forcohet; ajo bëhet më e fortë kur prodhon më shumë, eksporton më shumë dhe krijon më shumë vlerë të shtuar.

Nëse nuk ndërmerren politika të koordinuara nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria për të mbështetur sektorët prodhues dhe eksportues, rreziku është që vendi të hyjë në një cikël ku rritja mbështetet gjithnjë e më pak te prodhimi dhe gjithnjë e më shumë te importet, konsumi dhe sektorët joprodhues. Një model i tillë mund të japë rezultate afatshkurtra, por në planin afatgjatë cenon konkurrueshmërinë, punësimin, investimet dhe potencialin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare. /Florian Zeka, Monitor 

Etiketa: euroinflacionlekërritje cmimesh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve

09:49 : 09/07/2026
AKTUALITET

Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

13:17 : 08/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 06/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 4 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:19 : 04/07/2026
AKTUALITET

Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve, nënçmohet 31.4% nga 2015-a

15:12 : 03/07/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 3 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 03/07/2026
Para

Nisin çerekfinalet e Botërorit/ Franca dhe Maroku përballen për një vend mes katër ekipeve më të mira

TË GJITHA

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Auron Tare ironizon Ramën: Turpi ynë qenka bërë artistik!

13:48 : 09/07/2026
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për një viktimë

13:38 : 09/07/2026

Bazë armësh në Fier, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq 38-vjeçarin (Emri)

13:20 : 09/07/2026

Armë, granatë dhe jelekë antiplumb në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

13:14 : 09/07/2026

Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani

13:06 : 09/07/2026

4 mln euro për Kanye West/ Berisha: Rama ka shndërruar fondin rezervë në llogari personale

13:00 : 09/07/2026

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrit

12:54 : 09/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişkingroyalKickjojobetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornİmajbetbetciobetciojojobet giriş