Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për përshpejtimin e rigjykimit të çështjes së tij, si dhe për shqyrtimin e parashtrimeve pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.
Në kërkesën e depozituar, Veliaj argumenton se nevoja për një shqyrtim të shpejtë lidhet me pasojat që, sipas tij, po prodhon masa e sigurisë ndaj lirisë personale, ushtrimit të mandatit dhe funksionimit të Bashkisë së Tiranës.
“Kërkesa për përshpejtim nuk mbështetet në një interes abstrakt për shqyrtim të shpejtë, por në pasoja konkrete dhe të përditshme mbi lirinë personale, mbi ushtrimin e mandatit të fituar me votë dhe mbi funksionimin e qeverisjes vendore në Bashkinë e Tiranës”, thuhet në kërkesë.
Sipas Veliajt, çdo vonesë në rigjykim sjell pasoja të pakthyeshme për ushtrimin e mandatit të tij si kryebashkiak.
“Çdo vonesë në rigjykim nuk është, për rrjedhojë, thjesht vonesë procedurale; ajo konsumon vetë kohën e mandatit dhe e bën gjithnjë e më të pakthyeshme pasojën që masa e sigurimit ka prodhuar mbi ushtrimin e funksionit publik, si dhe të pazbatueshëm efektivisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, edhe një vendim eventualisht pozitiv i Gjykatës së Lartë, nëse jepet pasi koha reale e mandatit të jetë konsumuar në mënyrë të konsiderueshme ose pranë përfundimit, do të rrezikonte të mbetej pa efekt praktik, pasi nuk do të mund të rikthente në mënyrë reale periudhën e humbur të ushtrimit të mandatit, as të riparonte pasojën institucionale të krijuar nga pamundësimi faktik i funksionit të Kryetarit të Bashkisë dhe as cenimin e së drejtës së qytetarëve dhe zgjedhësve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi i zgjedhur prej tyre”, vijon kërkesa.
Kujtojmë se më 4 maj të këtij viti, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën që të ndryshojnë pjesërisht praktikën unifikuese lidhur me caktimin e masave të sigurisë.
Pasi iu bind “urdhërit të Ramës” për të zbtutur masat e zyrtarëve të tij të arrestuar, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi pas vendimit se “arresti në burg” duhet të mbetet një masë përjashtimore dhe jo një praktikë e zakonshme.
Vendimi erdhi pas shqyrtimit të rastit të shtetasit Begtash Zeneli, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 7 kilogramë e 350 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, megjithatë ky vendim është parë më shumë si një taktikë për lirimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt, i konsideruar edhe si një ndër miqtë e ngushtë të kreut të Gjykatës së Lartë.
LEXO EDHE:













