Edi Rama ka publikuar disa profile false që kanë bërë komente negative në postimet e tij në rrjetet sociale.
Kryeministri pretendon se komentet negative të publikuara nga profilet false janë të organizuara nga “Lindja”, duke nënkuptuar Iranin ose shtete të tjera që, sipas tij, nuk janë mike me Shqipërinë.
Po ashtu, Rama ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa shkruan se së shpejti do të publikojë edhe provat se kush qëndron pas, sipas tij, “helmimit” me gjuhën e urrejtjes digjitale.
Por Rama ndoshta nuk e kutpn, se këto ndjekës mund të kenë frikë të komentojnë me adresën e tyre reale për shkak se zyra e kryeministrit mund ti piketojë dhe ndoshta tu ‘prishë’ punë.
“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan Rama në Facebook.














