Është mbyllur pas katër orësh protesta e zhvilluar para Kryeministrisë, ku qytetarët u mblodhën për të 36-ën ditë me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës, si edhe largimin e qeverisë së tij.
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës.
Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.
“Sot protestojmë edhe për dy shokët tanë që na ndjekin nga televizioni! Jemi me ju!”, tha një prej tyre, drejtuar dy prej protestuesve që u lanë në arrest shtëpie nga gjykata.














