• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lamallari ‘në gjurmët’ e Ramës, kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli

19:35 : 04/07/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ministri besnik i Ramës, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve për dhunë ndaj një të arrestuari gjatë protestave, duke thënë se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur menjëherë verifikimet për rastin.

Sipas tij, çdo deklarim i rremë që cenon reputacionin e Policisë së Shtetit dhe nxit tension publik do të trajtohet në përputhje me ligjin.

Përfaqësuesi ligjor i një prej të arrestuarve nga protestat në Tiranë ka ngritur pretendime serioze për trajtimin e klientit të tij në ambientet e ndalimit, duke deklaruar se ai është dhunuar nga punonjës të policisë gjatë kohës që ka qenë duke kaluar kriza epileptike.

Lamallari ka kercenuar se nëse pretendimet nuk rezultojnë të vërteta, avokatit do ti hiqet licenca.

“Duke marrë shkas nga deklaratat e bëra publike si në videon bashkëlidhur i kam kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit informacion mbi pretendimet e rastit në fjalë. Policia e Shtetit më ka informuar se pretendime të tilla janë totalisht të pabaza dhe të pavërteta.

Lexo edhe:

Protestuesit sjellin arkivolin politik të Edi Ramës para kryeministrisë

“Diktatori i fundit”, qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës

Më pas Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë verifikimet mbi pretendimet e parashtruara duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm.

Por ndërkohë institucioni i Avokatit të Popullit, i cili ka vepruar kryesisht dhe pavarësisht prej Policisë së Shtetit duke i vizituar të ndaluarit për akte dhune, po ashtu nuk ka shtruar asnjë problem të kësaj natyre.

Nëse edhe AMP-ja do të dalë në të njëjtat konkluzione Policia e Shtetit i lind e drejta dhe detyrimi jo vetëm për referimin në prokurori të deklaruesit sipas përcaktimeve ligjore në fuqi lidhur me përhapjen e qëllimshme të thënieve që nxisin urrejtje, por edhe për referimin në Dhomën Kombëtare të Avokatisë ku buron licenca e një avokati të dyshuar për papërgjegjshmëri etiko-profesionale”, shkruan Lamallari.

Avokati: Klienti im është dhunuar gjatë krizave epileptike në qeli

protesta (1)

Përfaqësuesi ligjor i të arrestuarit, Gentian Sejrani ka deklaruar se klienti i tij është dhunuar gjatë kohës që ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore, duke kaluar kriza epileptike.

Sipas avokatit, gjatë shoqërimit dhe ndalimit, të arrestuarit i janë shfaqur disa episode krize, por në vend të kujdesit mjekësor ai nuk ka marrë trajtimin e duhur dhe është përballur me dhunë fizike.

Ai ka pretenduar gjithashtu se disponon prova për këto akuza dhe ka kërkuar hetim të plotë të rastit.

“Mbrëmjen e djeshme, kur e kanë kapur krizat, ai vetë nuk është i vetëdijshëm në atë moment, por nga ana e policisë së shtetit nuk është treguar kujdes që ai të kalonte sa më lehtë atë krizë, por është dhunuar për shkak të krizës që ka kaluar. Ai është dhunuar, më ka treguar edhe rrobat që i kishte të gjakosura nga goditjet që i kishin bërë efektivët e policisë”, tha ai për News24.

Ai po ashtu ka bërë me dije se Niko Qarkaj ndodhet në grevë urie që prej momentit të shoqërimit e deri më sot.

Avokati: Gjendja e tij nuk është marrë parasysh fare, që prej momentit që është shoqëruar dhe deri më tani, e kanë kapur tri herë krizat e epilepsisë. Mbrëmjen e djeshme, kur e kanë kapur krizat, ai vetë nuk është i vetëdijshëm në atë moment, por nga ana e policisë së shtetit nuk është treguar kujdes që ai të kalonte sa më lehtë atë krizë, por është dhunuar për shkak të krizës që ka kaluar. Ai është dhunuar, më ka treguar edhe rrobat që i kishte të gjakosura nga goditjet që i kishin bërë efektivët e policisë.

Ne kemi bërë edhe ditën e djeshme një kërkesë ndaj Prokurorisë së Tiranës për lirimin e tij, pasi kemi të bëjmë me një situatë, sëmundje, që personi nuk mund të mbahet në arrest në burg. Kërkojmë lirimin, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Që prej momentit të shoqërimit e deri më tani ai është në grevë urie për shkak të padrejtësisë që mendon se i është bërë. Pasi, ashtu siç e kemi deklaruar, nuk ka pasur lidhje me protestën, thjesht ka hyrë në lokal dhe aty është shoqëruar nga forcat e rendit.

Unë do jem këtu në prezencë, do njoftojmë edhe “Helsinkin”.  Unë po qëndroj për të parë se si do jetë gjendja shëndetësore e tij dhe për çdo veprim procedural që do t’u nevojitet. Romario është në rregull, i motivuar për të dalë dhe të vazhdojnë protestën. Niko është në grevë urie që prej momentit të shoqërimit deri tani, nuk ka ngrënë asnjë gjë. Ka qëndrimin për të vazhduar grevën e urisë.

protestuesi Niko

Reagimi i Qëndresës Qytetare: Lamallari kërcënoi avokatin dhe duhet dorëheqje nëse provohet dhuna

Organizata “Qëndresa Qytetare” ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit Besfort Lamallari, duke i cilësuar ato si kërcënuese ndaj avokatit të të ndaluarit dhe si presion ndaj mbrojtjes ligjore.

Sipas organizatës, është shqetësuese që ministri ka paralajmëruar ndjekje penale dhe masa disiplinore ndaj avokatit përpara se të verifikohen provat, përfshirë kamerat trupore të policisë, pamjet e ambienteve të ndalimit dhe dokumentacionin mjekësor.

“Pretendimet për dhunë hetohen me prova, jo me presion ndaj mbrojtësve ligjorë,” thuhet në reagim, ku i bëhet thirrje edhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë të mbrojë pavarësinë e profesionit.

“Qëndresa Qytetare dënon deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, për ndjekje penale dhe procedim disiplinor ndaj avokatit Gentian Sejrani. Një avokat ka detyrimin të përfaqësojë dhe të bëjë publike pretendimet e klientit të tij. Kërcënimi i tij për shkak të ushtrimit të profesionit është i papranueshëm dhe cenon të drejtën e çdo qytetari për mbrojtje ligjore.

Është shqetësuese që Ministri zgjedh të intimidojë avokatin përpara se të bëhen publike dhe të verifikohen provat, si pamjet e kamerave trupore të policisë, kamerat e ambienteve ku është mbajtur protestuesi dhe dokumentacioni mjekësor. Pretendimet për dhunë hetohen me prova, jo me presion ndaj mbrojtësve ligjorë.

I bëjmë thirrje Dhomës Kombëtare të Avokatisë të reagojë menjëherë në mbrojtje të pavarësisë së profesionit të avokatit. Nëse provohet se ndaj protestuesit është ushtruar dhunë, përgjegjësia politike duhet të jetë e menjëhershme dhe Ministri i Brendshëm duhet të largohet nga detyra”, thuhet ne reagim.

Lamallari, ministri i radhës që ‘i lëpihet’ Ramës

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vërtetuar edhe njëherë se është një servil i Edi Ramës.

Kujtojmë që në ditën e 22 të protestës, ku mijëra qytetarë nga e gjithë bota u mblodhën në Tiranë për largimin e Ramës, thirrjes së këtyre të fundit u janë bashkuar edhe shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kaq ka mjaftuar që Ministri i Brendshëm në vend që të adresojë dhe mirëpresë shqetësimet e ngritura nga protestuesit, ka tentuar ta shpallë Ramën si hero, duke ju kujtuar shqiptarëve të Kosovës, se ishte pikërisht Rama ai i cili kishte kërkuar publikisht njohjen e pavarësisë së Kosovës në Beograd.

Sipas Lamallarit, qytetarët që valëvisin flamurin e UÇK-së sot në protestë, duhet të kujtojnë rolin që sipas tij ka pasur Rama në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës.

Etiketa: Agjencia e Mbikëqyrjes PolicoreBesfort LamallariGentian SejraniMinistria e Punëve të BrendshmeNiko Qarkajprotesteqytetare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit sjellin arkivolin politik të Edi Ramës para kryeministrisë

21:23 : 04/07/2026
AKTUALITET

“Diktatori i fundit”, qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës

20:55 : 04/07/2026
AKTUALITET

Denoncimi i emigrantit nga Mynihu: Na kanë intimiduar që të mos marrim pjesë në protestë

20:22 : 04/07/2026
AKTUALITET

“Edhe 100 vite… në burg”, protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni

20:06 : 04/07/2026
AKTUALITET

Mes lekëve dhe protestave, Rama për median gjermane: S’mund t’u them jo 4 miliardëve

19:53 : 04/07/2026
AKTUALITET

“Diaspora është me ne”, qytetarët marshim drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

19:22 : 04/07/2026
Para

Mes lekëve dhe protestave, Rama për median gjermane: S’mund t’u them jo 4 miliardëve

TË GJITHA

Maroku i “shuan” ëndrrën Kanadasë dhe avancon në çerekfinale

21:49 : 04/07/2026

Nga mishi i pagatuar te zjarret në pyje, rreziqe nga skara

21:36 : 04/07/2026

Protestuesit sjellin arkivolin politik të Edi Ramës para kryeministrisë

21:23 : 04/07/2026

Mjekja i del përballë Ramës: Informohu para se të akuzosh bluzat e bardha

21:05 : 04/07/2026

“Diktatori i fundit”, qytetarët rrëzojnë bustin e Edi Ramës

20:55 : 04/07/2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

20:39 : 04/07/2026

Denoncimi i emigrantit nga Mynihu: Na kanë intimiduar që të mos marrim pjesë në protestë

20:22 : 04/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobeten çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetultrabetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetPerabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom girişbetistbetcio