• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat në Sardenja ndalojnë ndërtimin e resortit, eurodeputetja italiane që vizitoi Shqipërinë: Fitore e qytetarëve

17:51 : 04/07/2026
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Eurodeputetja e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Cristina Guarda, ka njoftuar përmes një video-mesazhi në Facebook se është revokuar autorizimi për ndërtimin e një resorti luksoz në Cala Finanza, përballë ishullit Tavolara në Sardenjë.

Sipas saj, vendimi përbën një “fitore të mobilizimit qytetar”, pas muajsh protestash nga banorët dhe organizatat mjedisore që kundërshtonin projektin, të cilin e konsideronin të dëmshëm për bregdetin dhe në kundërshtim me mbrojtjen e mjedisit.

Guarda theksoi se rasti tregon rëndësinë e respektimit të ligjeve mjedisore evropiane dhe nevojën për të mos anashkaluar kufizimet ligjore për projekte private luksoze që prekin territoret publike.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se situata të ngjashme po vijojnë në zona të tjera të Italisë, ku sipas saj procedura të veçanta po përdoren për të shmangur planifikimin e rregullt territorial dhe për të favorizuar interesa private në kurriz të komuniteteve lokale.

“Më në fund, autorizimi për resortin luksoz në Cala Finanza, përballë ishullit Tavolara, në Sardenjë u revokua!
Ju tregova për këtë disa javë më parë, dhe kjo është një fitore e mobilizimit popullor që ka kërkuar prej muajsh ndalimin e projektit, dhe e shoqatave që janë futur në lojë për të mbrojtur detin dhe ligjin.
Na tregon se ligjet evropiane mjedisore respektohen dhe se kufizimet për përjashtime dhe projekte të rreme të destinuara për fonde private nuk duhen shmangur.
Qeveria Meloni i tejkalon bashkitë, rajonet dhe superintendencat për të favorizuar një resort për më të pasurit në kurriz të komunitetit.
Por nuk është koha për të festuar, sepse ajo që ndodhi në Tavolara sot po ndodh ende në Ostuni, në Puglia ku procedurat ZES përdoren për të anashkaluar planifikimin e peizazhit dhe për të shitur territoret tona.
Territori jetohet dhe planifikohet me komunitete, për të mirën e të gjithëve. Jo për privilegjin e disa njerëzve.”

Lexo edhe:

“Edhe 100 vite… në burg”, protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni

Mes lekëve dhe protestave, Rama për median gjermane: S’mund t’u them jo 4 miliardëve

Eurodeputetja është ndalur edhe te zhvillimet në Shqipëri, ku ka vlerësuar se protestat qytetare në të cilën mori pjesë dhe vetë ajo, po dërgojnë një mesazh të rëndësishëm për institucionet e Bashkimit Europian.

E pyetur mbi ndikimin e protestave në procesin e integrimit europian, ajo është shprehur se BE nuk mund të mbështetet vetëm në raportet zyrtare për të vlerësuar situatën në vend, por duhet të dëgjojë më shumë edhe zërin e qytetarëve dhe aktorëve lokalë.

Sipas saj, çështje si sundimi i ligjit, korrupsioni dhe transparenca mbeten thelbësore për procesin e zgjerimit, ndërsa ka theksuar se edhe zhvillimet e hetimeve nga SPAK po ndiqen me vëmendje nga institucionet europiane.

Guarda ka shtuar gjithashtu se do të ndjekë nga afër edhe çështjet që lidhen me lirinë e medias, duke përmendur rastin e News24, të cilin e ka cilësuar si shqetësues dhe që do ta trajtojë në takimet e saj në Bruksel.

Etiketa: Cristina GuardaEdi RamaEurodeputetja e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin EuropianItalimeloniprotestezona te mbrojtura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Edhe 100 vite… në burg”, protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni

20:06 : 04/07/2026
AKTUALITET

Mes lekëve dhe protestave, Rama për median gjermane: S’mund t’u them jo 4 miliardëve

19:53 : 04/07/2026
AKTUALITET

Lamallari ‘në gjurmët’ e Ramës, kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli

19:35 : 04/07/2026
AKTUALITET

“Diaspora është me ne”, qytetarët marshim drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

19:22 : 04/07/2026
AKTUALITET

U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: E kanë burgosur pa të drejtë!

19:06 : 04/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët dhe diaspora “zbarkojnë” në Sheshin Skënderbej, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:43 : 04/07/2026
Para

Bota po merr shembull nga Kina, makinat elektrike përhapen gjithnjë e më shumë

TË GJITHA

“Edhe 100 vite… në burg”, protestuesit urojnë Ramën për ditëlindje me tortë betoni

20:06 : 04/07/2026

Mes lekëve dhe protestave, Rama për median gjermane: S’mund t’u them jo 4 miliardëve

19:53 : 04/07/2026

Lamallari ‘në gjurmët’ e Ramës, kërcënon avokatin me heqje licence pas akuzave për dhunë në qeli

19:35 : 04/07/2026

“Diaspora është me ne”, qytetarët marshim drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

19:22 : 04/07/2026

U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: E kanë burgosur pa të drejtë!

19:06 : 04/07/2026

Qytetarët dhe diaspora “zbarkojnë” në Sheshin Skënderbej, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:43 : 04/07/2026

Protestat kundër Ramës, Demokratët Evropianë: Evropa duhet të qëndrojë në krah të të rinjve guximtarë

18:26 : 04/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobeten çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetultrabetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetPerabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom girişbetistbetcio