Tre persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në Podujevë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana ka konfirmuar që ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, ndërsa nuk dihen ende identitetet e tyre.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.
Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.














