Protesta e nisur rreth tre orë më parë jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar, duke çuar në përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.
Disa protestues kanë goditur makinat e policisë duke u thyer xhamat e makinave, ndërsa disa të tjerë kanë hedhur ndaj tyre vezë dhe gur.
Pas këtyre zhvillimeve, policia ka nisur arrestimet masive të qytetarëve. Ata janë vendour në një furgon policie, ndërsa pritet shoqërimi i i tyre drejt komisariatit.
Ata kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të mundësuar shpërndarjen e tyre.














