Një moment simbolik është shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku një prej protestuesve kishte rikrijuar skenën e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke përdorur fotografinë e kryeministrit Edi Rama.
Me një pankartë me foton e Ramës, protestuesit kanë imituar veprimin historik të dhjetorit të vitit 1990, kur qytetarët rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”.
“O dorëzohu ose rrëzohu!”, ishte mesazhi që ata kanë brohoritur njëzëri para kryeministrisë, ndërsa i riu hodhi në tokë pankartën me foton e Ramës.















