Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr.
Sipas dëshmive të tyre, flakët janë neutralizuar fillimisht nga vetë banorët, ndërsa ata shprehen se shërbimi zjarrfikës ka mbërritur rreth një orë me vonesë.
Për fat të mirë nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa situata ka krijuar panik te banoret.
Kompleksi Aura në zonën e Laprakës është ndërtuar nga kompania Lim Em.













