Protestuesit janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit para godinës së Kuvendit, ku pritet të nisë seanca plenare në orën 10:00.
Mësohet se, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Kuvend 30 minuta përpara nisjes së seancës për shkak të situatës.
Ndërkohë, jashtë godinës po dëgjohen thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e Kryeministrit Rama.













