Vijon marshimi në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 30-të radhazi kundër qeverisë.
Protestuesit janë nisur nga godina e Kryeministrisë dhe kanë kaluar pranë institucioneve kryesore, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe Bashkinë e Tiranës, duke vijuar më pas drejt zonës së 9-katësheve.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë vijuar me thirrjet e tyre politike, ndërsa turma është drejtuar drejt Rrugës së Barrikadave.
Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës kanë qenë: “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru”, “Edhe Sala ka mbaru, ka mbaru”, si dhe slogani i përsëritur gjatë protestave të mëparshme: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Protestuesit kanë brohoritur gjithashtu: “Erion o legen, prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”.
Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protesta e sotme shënon ditën e 30-të të tubimeve të njëpasnjëshme.














