Është nisur drejt spitalit të Traumës, 35-vjeçari i plagosur në Pogradec, Brian Syzo.
Mjekët e spitalit të Pogradecit kanë gjykuar se duhet të transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Bëhet me dije se plumbi ka goditur këmbën e tij, dhe ka kapur njërën prej venave kryesore, ç’ka mund të jetë rrezik për amputimin e këmbës.
Ndërkohë, në pranga pas ngjarjes është vënë autori Nikolla Agolli.













