• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Senatori i Xhorxhias kundër marrëveshjes Rama-Kushner në Sazan

17:04 : 29/06/2026
në BOTA, POLITIKE

Projekti i shumëdebatuar i resortit të Jared Kushner në jug të Shqipërisë është bërë tashmë pjesë e fushatës elektorale në Shtetet e Bashkuara. Senatori demokrat nga Georgia, Jon Ossoff, i cili po kërkon rizgjedhjen në Senat, përdori Shqipërinë dhe marrëveshjen mes qeverisë së Edi Ramës dhe kompanisë së Jared Kushner si një nga shembujt kryesorë në sulmin e tij ndaj familjes Trump.

Gjatë një aktiviteti elektoral në Savannah të shtetit të Georgia-s, Ossoff tha se “është një ishull i vogël dhe i bukur pranë bregdetit shqiptar që quhet Sazan” dhe akuzoi Jared Kushner se, pasi mori financime saudite, vendosi të ndërtonte aty një resort luksoz.

Sipas senatorit amerikan, “vetëm pak javë pasi Trump fitoi mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Shqipërisë i dha kompanisë së Jared Kushner statusin e investitorit strategjik”, duke shtuar se kjo përshpejtoi procedurat dhe lejet për projektin.

Ossoff e cilësoi Sazanin si “një thesar kombëtar shqiptar” dhe tha se ujërat e tij ishin të mbrojtura deri sa, sipas tij, ligji u ndryshua për t’i hapur rrugë resortit të Kushner.

Lexo edhe:

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca

Në fjalimin e tij, senatori demokrat iu referua edhe protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke deklaruar se “dhjetëra mijëra njerëz” kanë dalë në rrugët e Tiranës në atë që ai e quajti “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje që, sipas tij, u nxit nga kundërshtimi ndaj marrëveshjes për projektin.

Ossoff përmendi gjithashtu edhe hetimet e SPAK-ut, duke iu referuar ngrirjes së një llogarie bankare të lidhur me dy investitorë të projektit, përpara se të ngrinte pyetjen: “A do t’i merrte Jared Kushner këto privilegje për të blerë një ishull nëse nuk do të ishte dhëndri i presidentit?”

Më pas ai e lidhi rastin shqiptar me akuzat e tij më të gjera ndaj familjes Trump, duke përmendur investime në Lindjen e Mesme, biznesin e kriptomonedhave dhe projekte të tjera ndërkombëtare, për të argumentuar se familja Trump, sipas tij, po përfiton nga lidhjet politike.

Në fund të fjalimit, Ossoff paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këto çështje mund të përballen me hetime nga Kongresi amerikan, duke deklaruar: “Nëse jeni të përfshirë në ndonjë nga këto, vitin tjetër do të ngrini dorën e djathtë dhe do të betoheni se do të thoni të vërtetën përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara.”

Fakti që projekti i Zvërnecit dhe përfshirja aty e emrit të Jarde Kushner po bëhet shkak për sulmet ndaj familjes Trump në politikën e brendshme amerikane nuk është lajm i mirë për pushtetin e Ramës që ka tentuar me të gjitha mënyrat ta kalojë Zvërnecin në heshtje.

Shkëndija e parë që ndezi flakët e një reagimi të paparë prej dekadash në Shqipëri ishte tërheqja zvarrë e një banori të Zvërnecit që kishte pretendime për pronën ku do të ndërtohet projekti. Fill pas kësaj ngjarjeje që pushtoi ekranet e mediave më prestigjioze të botës, revolta u përshkallëzua, për t’u shndërruar në atë që gazetarët e huaj e pagëzuan si “Revolucioni i Flamingove”.

Kur mediat amerikane kërkuan një reagim nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump për ndërtimin e resortit në Zvërnec, ai nuk pranoi të prononcohej pasi kompanitë e tij nuk rezultojnë të përfshira në këtë projekt.

Por pretendimet se familja Trump përdor influencën e Shtëpisë së Bardhë për interesat në biznese private tashmë është një çështje e nxehtë në politikën amerikane.

Hamendësime të ngjashme u ngritën në një seancë dëgjimore në Senatin Amerikan për nominimin e ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë, Eric ëendt.

Një senator amerikan shprehu shqetësimin se individë të afërt me Presidentin Donald Trump dhe aleatë të tij politikë mund të kenë përfituar nga lidhjet me pushtetin për të siguruar marrëveshje biznesi në Shqipëri, si në rastin e Zvërnecit apo të Sazanit.

Senatori kërkoi garanci se Ambasada Amerikane në Tiranë do të vazhdojë të mbështesë luftën kundër korrupsionit dhe jo interesat private, ndërsa ambasadori i ardhshëm Eric ëendt deklaroi se nuk kishte dijeni për investime private të familjes së presidentit në Shqipëri, por theksoi se si ambasador do të mbështeste të gjitha bizneset amerikane në mënyrë të barabartë dhe se respekton punën e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit./Lapsi.al

Etiketa: Edi RamaJared KushnerJon OssoffZvernec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

16:02 : 23/07/2026
AKTUALITET

Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca

15:46 : 23/07/2026
AKTUALITET

Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet: Të kalohet në votim!

15:19 : 23/07/2026
AKTUALITET

Seanca plenare vijon prej 4 orësh, Rama mbërrin në Kuvend (Video)

14:53 : 23/07/2026
AKTUALITET

Rama sfidon BE-në, i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura

13:38 : 23/07/2026
AKTUALITET

Prishja e paktit për “Territorialen”, Berisha: Rama nuk pranon asnjë reformë përtej vullnetit të tij

12:54 : 23/07/2026
Para

Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara

TË GJITHA

Vendi rrezikohet sërish nga stuhia! Sinoptikanët: Situatë më problematike në jug

16:09 : 23/07/2026

Zjarri përfshin Shelegarin dhe Bregasin

16:02 : 23/07/2026

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

16:02 : 23/07/2026

Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca

15:46 : 23/07/2026

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca vijon me kalimin e projektligjeve të rendit të ditës e vetme

15:44 : 23/07/2026

Protesta te Kuvendi, shkon në 12 numri i qytetarëve të shoqëruar

15:43 : 23/07/2026

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt

15:29 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet