Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pogradecit, ku një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Sipas raportimeve , i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo.
Syzo është një emër i njohur për strukturat e rendit, pasi ka precedentë penalë.
Ai është përfshirë më herët në veprimtari të paligjshme, kryesisht në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, si dhe në disa konflikte të ndodhura në Pogradec.
Pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policise
Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia.
Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.














