• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vuçiç dorëhiqet nën presionin e protestave (dallimi me Ramën)

Pas 18 muajsh protestash, Vuçiçi paralajmëroi dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme, një lëvizje që mediat ndërkombëtare e shohin si manovër për të ruajtur pushtetin, por edhe si shenjë se presioni politik e detyroi të lëvizë.

12:25 : 28/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se do të bëjë një hap pas përballë lëvizjes së studentëve që prej një viti e gjysëm kërkojnë rrëzimin e regjimit të kontrolluar nga partia e tij. Në një tubim të madh proqeveritar në Beograd, përballë mbështetësve të sjellë nga e gjithë Serbia, presidenti serb tha se do të qëndrojë në detyrë vetëm edhe për pak javë.

“Do të jem president vetëm edhe për disa javë, pastaj do të jap dorëheqjen”, deklaroi Vuçiç.

Tërheqja e Vuçiçit nuk do të thotë se ky po largohet nga politika. Ai do të vazhdojë të udhëheqë Partinë Përparimtare Serbe, SNS, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa kësaj radhe lista e pushtetit do të garojë me emrin “Serbia e Bashkuar”.

“Do të fitojmë më bindshëm se kurrë më parë”, u tha ai mbështetësve.

Lexo edhe:

Rama: Nuk jap dorëheqjen, kam firmosur me popullin deri në vitin 2029

“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

Ajo që mbetet e paqartë pas njoftimit për dorëheqje janë afatet institucionale: Vuçiç nuk tha se kur do të japë saktësisht dorëheqjen, as kur do të shpërndajë parlamentin, kusht i domosdoshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në raportimin e Reuters lëvizja shpjegohet si një manovër që mund ta zhvendosë Vuçiçin nga Presidenca drejt një posti më ekzekutiv.

“Vuçiç nuk ka gjasa të largohet nga skena politike, pasi dorëheqja e tij mund t’i hapë rrugën që të bëhet kryeministër nëse partia e tij triumfon në zgjedhjet parlamentare”, shkruan Reuters.

Agjencia e sheh dorëheqjen si pjesë të modelit të gjatë të pushtetit personal të Vuçiçit në Serbi.

“Kjo do të vazhdonte një prirje të gjatë, sipas së cilës pushteti në Serbi ndjek Vuçiçin, pavarësisht titullit të tij”, thekson Reuters.

Me gjasë Serbia është pranë riciklimit të Vuçiçit. Nëse largohet nga Presidenca, ai mund të rikthehet si kryeministër. Në sistemin politik serb, ku pushteti real varet nga kontrolli mbi partinë, mediat, institucionet dhe rrjetet e patronazhit, titulli mund të ndryshojë, por qendra e komandës mund të mbetet e njëjtë.

Reuters citon analistin Radivoje Grujiç, i cili e përmbledh qartë këtë interpretim: “Ky nuk është aspak fundi i Vuçiçit. Ai tashmë ka një plan, një plan që sigurisht nuk do të thotë se do të dalë në pension politik, përkundrazi”.

Al Jazeera e vendos paralajmërimin e dorëheqjes në sfondin e presionit të protestave studentore. Sipas saj, lajmi vjen “në sfondin e muajve të tërë protestash masive antiqeveritare të udhëhequra nga studentët, të cilat kanë tronditur vendin”.

Këto protesta nisën pas tragjedisë së Novi Sadit, ku shembja e një strehe në stacionin hekurudhor vrau 16 persona. Për studentët, opozitën dhe organizatat e të drejtave, kjo ishte pasojë e një sistemi ku korrupsioni, tenderat, ndërtimet publike dhe pandëshkueshmëria janë kthyer në model qeverisjeje.

Al Jazeera kujton se qindra persona janë ndaluar gjatë protestave dhe se policia serbe është akuzuar nga Bashkimi Europian për “përdorim të tepruar të forcës dhe arrestime arbitrare”.

Euractiv e lexon tubimin e Vuçiçit si një hapje de facto të fushatës së pushtetit. Sipas saj, tubimi me sloganin “Serbia, Një Familje” shihet gjerësisht si nisja e fushatës së SNS-së dhe si kundërpërgjigje ndaj protestave studentore.

Në këtë kuptim, dorëheqja e paralajmëruar është një përpjekje për të marrë sërish iniciativën politike. Vuçiç po përpiqet ta kthejë krizën nga rruga në kuti votimi, nga protestë në betejë elektorale të organizuar prej tij.

Megjithatë, fakti që Vuçiç po paralajmëron dorëheqje para përfundimit të mandatit tregon se protestat kanë prodhuar efekt politik dhe këtu ka një dallim domethënës me Shqipërinë.

Në Serbi, pas 12 vitesh në krye të qeverisë ose shtetit, Vuçiçi ka zgjedhur të shpallë dorëheqjen dhe të kërkojë një mandat të ri përmes zgjedhjeve të parakohshme. Mediat ndërkombëtare bien dakord për një pikë: lëvizja e tij është përgjigje ndaj 18 muajve presion politik dhe protestash studentore që kanë ndryshuar ekuilibrin e brendshëm.

Në Shqipëri, tabloja është krejt tjetër.

Edi Rama po hyn në vitin e 13-të si kryeministër dhe nuk ka dhënë asnjë sinjal se do ta vërë në diskutim mandatin e tij për shkak të protestave, krizave politike apo skandaleve të tmerrshme që ka prodhuar pushteti i tij. Përkundrazi, përgjigjja e tij ka qenë vazhdimisht se mandati i qeverisë buron nga zgjedhjet dhe se protestuesit që kërkojnë dorëheqjen mund të shkojnë të q..hen./Lapsi.al

Etiketa: doreheqjeEdi RamaprotestaVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Nuk jap dorëheqjen, kam firmosur me popullin deri në vitin 2029

14:06 : 28/06/2026
AKTUALITET

“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

13:31 : 28/06/2026
AKTUALITET

Ron Yafet, miku izraelit i Ramës që u përfshi në “projektin e korruptuar” të armëve me Kayo

12:48 : 28/06/2026
AKTUALITET

Demokratët Europianë “fikin” Ramën: Evropa s’është dekor për fjalime, por udhëheqës të përgjegjshëm

11:59 : 28/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë dhe hipokritë të më thonë si bëhet Shqipëria

11:50 : 28/06/2026
AKTUALITET

Rama nuk e sheh fajin te vetja: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

11:18 : 28/06/2026
Para

REL: Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

TË GJITHA

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

14:40 : 28/06/2026

100 efektivë “zbarkojnë” te Kryeministria! Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrojnë stolat metalikë

14:24 : 28/06/2026

“10 ngarkesa në javë përballoj”/ Komunikimet mes Aliut dhe Dizdarit që nxorën zbuluar grupin që “përmbyste” me kokainë Europë

14:20 : 28/06/2026

Rama: Nuk jap dorëheqjen, kam firmosur me popullin deri në vitin 2029

14:06 : 28/06/2026

22-vjeçari kamuflohej si punonjës policie dhe u tregoi policëve dokumenta të rreme, arrestohet

13:53 : 28/06/2026

Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro

13:47 : 28/06/2026

“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

13:31 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibom güncel girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel giriş