Aktori i njohur Mehdi Malkaj, në fjalën e tij para Kryeministrisë tha se në vend që të arrestohet kryeministri Edi Rama pasi ka shitur Shqipërinë, arrestohen protestuesit.
Malkaj u tregua i ashpër kur tha se emri i Edi Ramës ndot gjuhën shqipe.
“Parafolësit e mi pasuruan gjuhën shqipe, sepse Edi Rama, ai maskarai, ndyrësira, qebësira, sepse emri i tij na bën pis gjuhën.
Dëgjova se disa nga djemtë e protestës janë arrestuar, kur jemi të barabartë para ligjit pse nuk fusin këtë maskarain në burg.
Pse nuk fusin këtë të kalbet atje?Ka hequr 12 milje det, Vlorën, Lezhën, Burtintin, nuk i kemi më, i ka shitur.
Duhet t’i shohim të gjitha gjërat dhe ta duam atdheun tonë.
Nuk ka asgjë më të bukur se Shqipëria”, tha ai.














