• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si i mposhtën influencerat “investitoret strategjikë” me një telefon në dorë

11:31 : 27/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka dekretuar me qëndrimet e fundit viktimën e parë të madhe të revolucionit të flamingove: mediat tradicionale.

Ndoshta i pandërgjegjshëm për efektin që po krijonte përmes sulmeve kundër rrjeteve sociale, që i shpalli si faktorin më me ndikim në protestat masive, ai u bë varrmihësi i pronarëve të TV-ve, që i ka ngritur në rangun e investitorëve strategjikë. Gjatë një fjalimi të para pak ditëve në Pallatin e Brigadave, kryeministri përdori afro 100 herë fjalën algoritëm duke akuzuar “histerinë e algoritmeve” që prodhojnë “skllevër” të tyre, për të krijuar “sheshe ireale xhirimesh”, që nxisin “revolucione imagjinare”.

Nënteksti i tij qe se në bulevard gjenden njerëz naivë, të gënjyer nga instagrami që kërkojnë gabimisht dorëheqjen e tij.

Në fakt, Edi Rama nuk ka shpikur rrotën. Fajësimi i mjeteve të reja të komunikimit, të cilat nuk i kontrollojnë dot, është një refleks i zakonshëm për autokratët. Rasti më tipik është ai i Erdoganit, i cili i fajësoi protestuesit e parkut Gezi në 2013, si të çorientuar nga Facebooku dhe Twiteri. Ajo histori që daton diçka më shumë se një dekade nga kjo që nisi tani në Zvërnec, ka ngjashëri të çuditshme me rastin shqiptar. Edhe lideri islamo- konservator i Ankarasë i kishte futur nën zgjedhë pjesën më të madhe të mediave të vendit të tij. Në të njëjtën kohë kur protestuesit ambientalisë dhunoheshin në shesh, televizionet nacionale transmetonin dokumentarë për pinguinët. Askush nuk informonte për atë që ndodhte. Në një moment qytetarët shtypën butonin e kuq të telekomandës dhe zgjodhën t’i merrnin lajmet përmes kanaleve që nuk tjetërsoheshin dot prej censurës.

Lexo edhe:

Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

Thirrjet e protestuesve për burg, Berisha: Paguhen nga Sorosi!

Pikërisht këtu hyn në lojë armiku i diktatorëve: algoritmi. Kushdo që e njeh sadopak magjinë e tij, e ka të qartë se ai promovon ato lajme që tërheqin angazhim më të madh. Pra, nëse truqve të vitit 2013, u interesonte të dinin më shumë për atë që ndodhte në parkun që do të prishej për t’i lënë vend një xhamie, algoritmi i jepte prioritet mbi ekranet e tyre pikërisht kësaj teme dhe jo mënyrës së jetësës së pinguinëve.

Në bazë të disa faktorëve kryesorë, si shumësia e njërëzve që flasin për atë temë, shpejtësia e shpërndarjes së saj dhe numri i përlqimeve apo komenteve që merr, përhapja e lajmit bëhet në progresion gjeometrik. I njëjti fenomen ndodhi edhe në zonën e mbrojtur, e cila ishte planifikuar të rrëmbehej në emër të familjes së presidentit Trump. Njerëzit ishin kuriozë të dinin se ç‘bëhej pas atyre telave me gjemba, se ç‘i ndodhi atij protestuesit që e tërhoqën zvarrë disa banditë pa uniformë. Ata kishin kërshëri për faktin se pse policia e shtetit ishte bërë palë me “të këqinjtë” dhe mbi të gjitha se pse të gjithën këtë po mundoheshin ta mbanin të fshehtë me çdo kusht, mediat tradicionale.

Nga gjithë kjo etje për t’u informuar, algoritmi prodhon një magji. Ai nuk bën Fact Check mes gënjeshtrës apo të vërtetës, as mes të moralshmes dhe asaj që s’është aspak e tillë. Ai është si burimi që të shërben për të shuar etjen. Dhe ai u shndërrua në armën që vrau mediat tradicionale, të cilat, sa prej papërgjegjshmërisë po aq dhe prej prej zellit për të shërbyer, kishin kohë që prodhonin etje, boshllëk, kuriozitet. Pra nëse ka një “fajtor” që algoritmi u çmend, ai nuk duhet kërkuar me lupën e teorive komplotiste. Për të duhet fajësuar thjeshtë nëpërkëmbja e misionit të tyre, prej mediave tredicionale.

Papritmas ne pamë që të ndodhte para syve tanë një mrekulli. Njerëzit e fikën Top-in dhe zgjodhën të mësonin se ç’ndodhte nga faqja në Instagram e Dojnës. Atyre s’u interesonte heshtja e Klanit, sepse orarin e protestës së radhës e merrnin përmes postimeve të Fatmës. Ata ishin indiferentë ndaj Vizionit, sepse çfarë kishin thënë eurodeputetët në rezolutën e tyre për zonat e mbrojtura e shpjegonte me thjeshtësinë e një blogereje që promovon produkte luksi, Dea.

Askush prej tyre, nuk paguhej nga Athina, nuk ishte një agjente e rojeve të revolucionit islamik, nuk kishte prirje antisemite, apo ndonjë hesap për të larë me familjen Trump. Ato bënin gjënë më të thjeshtë në botë, kumtimin e disa të vërtetave bazike, që mediat tradicionale e kishin tashmë të pamundur t’i shqiptonin.

Prandaj, Edi Rama shpërtheu deri në qesharakëzim kundër influencereve. Pasi ai e pa që ato, tek pullë, me një Iphone apo Samsung në dorë, u treguan më me peshë se ata mamuthë komunikimi, pronarët e të cilëve ai i kishte shpallur investitorë strategjikë duke i ushqyer pa rreshtur me copa tunelesh, me tendera rrugësh, me fshatra turistikë. Dhe në ditën e tij më të vështirë, pikërisht atëhere kur i duheshin më tepër, ato u dukën si prostituta të lodhura që s’tërheqin dot më asnjë klient.

Ndoshta jo vetëm me qëllim manipulimi, por edhe ngaqë nuk e kuptonte realisht se si kishte mundësi që një armatë e dhjamur me miliona të mposhtej nga disa çupëlina, autokrati shqiptar iu vërsul algoritmit të manipuluar nga duar të padukshme. Me gjasë ai nuk arrinte ta perceptonte se si mediat e kontrolluara prej tij kishin kultivuar për një kohë të gjatë një etje kaq të madhe për të vërtetën, për t’u informuar pa censurë, për të njohur Shqipërinë reale.

Përballja me këtë botë të re e nxori nga binarët autokratin e plakur. Pikërisht për këtë ai filloi të ushqejë teori kospirative, të prodhojë skenare me komplote, të denoncojë armiq, që falë magjisë të instagramit dhe vajzave që performonin aty kishin ngritur Shqipërinë në këmbë, ndoshta pa e ditur se në këtë mënyrë po shpallte fundin e influencës së televizioneve të vjetër, që patën gënjyer prej një dekade në favor të tij. /Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramaprotesteqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

13:23 : 27/06/2026
AKTUALITET

Thirrjet e protestuesve për burg, Berisha: Paguhen nga Sorosi!

12:54 : 27/06/2026
AKTUALITET

Berisha në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

12:03 : 27/06/2026
AKTUALITET

Protestë për TEC-et në Vlorë, qytetarët marshim kundër projektit: Burg, burg!

11:51 : 27/06/2026
AKTUALITET

Hije skandali/ Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?

11:40 : 27/06/2026
AKTUALITET

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestë

09:08 : 27/06/2026
Para

Hije skandali/ Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?

TË GJITHA

Zjarr në periferi të Vlorës, flakët shumë pranë banesave

13:54 : 27/06/2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Hetimi “peng” i aktekspertimit të celularit të Elvis Shkambit

13:48 : 27/06/2026

Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s

13:41 : 27/06/2026

Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

13:23 : 27/06/2026

Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

13:17 : 27/06/2026

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

13:08 : 27/06/2026

Thirrjet e protestuesve për burg, Berisha: Paguhen nga Sorosi!

12:54 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet