Autoritetet e Pekinit u njoftuan kur një aeroplan i vogël u përplas me ndërtesën më të lartë në zonë në mesditë të së premtes. Goditja, e cila ndodhi rreth orës 6 pasdite sipas kohës lokale, e shpërbëu plotësisht aeroplanin e vogël dhe i shpërndau copat e tij në tokë.
Goditja theu gjithashtu dy dritare të rrokaqiellit. Imazhet e incidentit treguan mbeturinat e aeroplanit duke rënë vertikalisht në tokë, ndërsa tym i dendur u pa duke u ngritur nga kati përdhes i ndërtesës.
Deri më tani, numri i saktë i viktimave mbetet i paqartë, siç raporton The Sun.
Rrokaqielli ndodhet në lagjen qendrore të biznesit të distriktit Chaoyang dhe shpesh quhet “China Zun” dhe është 1,700 metra i lartë. Sipas mediave lokale, avioni ishte një avion B-12PP.
A light aircraft has crashed into China’s tallest building
The small aircraft crashed into China’s Zun CITIC Tower in Beijing, the city’s tallest skyscraper at 109 stories and 528 metres
The aircraft, a Sunward SA 60L Aurora (registration B-12PP) is a two-seat… pic.twitter.com/vI6kZ3NUdU
— Nabila Jamal (@nabilajamal_) June 26, 2026














