• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vuçiç takohet me Putinin në Pekin: Bashkëpunimi me Rusinë, prioritet për Serbinë

17:35 : 02/09/2025
në RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, se për Beogradin është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në nivelin më të lartë me Moskën në të gjitha fushat. Teksa për më shumë se tre vjet refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, Vuçiç theksoi veçanërisht bashkëpunimin e Beogradit me Moskën në fushën e energjisë dhe furnizimin me gaz rus.

“Shpresoj se do të kemi mundësinë jo vetëm ta ruajmë, por edhe të përmirësojmë disa aspekte të bashkëpunimit. Energjia është për ne një fushë shumë e rëndësishme dhe furnizimi me gaz është shumë i rëndësishëm për ne”, tha Vuçiç gjatë takimit me Putinin në Pekin të Kinës, sipas transmetuesit publik të Serbisë.

Të dy udhëheqësit u ftuan nga presidenti kinez, Xi Jinping, i cili po organizon në Pekin një paradë ushtarake për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në paradën më 3 shtator, pritet që pranë Xisë të qëndrojnë Putin, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe më shumë se 24 krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë ata nga Bjellorusia, Irani dhe vende të tjera.

Gjatë takimit me Putinin, Vuçiç deklaroi se falë naftësjellësit që do të ndërtojë së bashku me Hungarinë, Serbia do të mund të përmirësojë bashkëpunimin me Rusinë në fushën e energjisë.

“Të gjitha kompanitë ruse janë të mirëpritura, të gjitha ato që dëshirojnë të marrin pjesë në projektet infrastrukturore në Serbi”, tha presidenti serb.

Lexo edhe:

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

Në fillim të takimit me Putinin, Vuçiq theksoi se Serbia nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Federatës Ruse dhe se edhe në të ardhmen do të ruajë neutralitetin e saj.

“Dua t’ju informoj se Serbia që nga fillimi i krizës në Ukrainë ka qenë në një situatë të vështirë dhe nën presion të madh. Megjithatë, kemi arritur të ruajmë qëndrimin tonë dhe të mbrojmë pavarësinë e Serbisë”, theksoi Vuçiç .

Pavarësisht kritikave dhe thirrjeve nga Bashkimi Evropian, ku Serbia synon të anëtarësohet, Beogradi që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe refuzon të harmonizohet me politikën e jashtme të Brukselit.

Vuçiç e falënderoi Putinin për takimin dhe për mikpritjen në Moskë në maj të këtij viti – ku ai mori pjesë në paradën ushtarake të organizuar nga Rusia për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Më lejo të shpreh mirënjohjen time të madhe për ju, për respektin dhe mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, si dhe t’ju falënderoj për qëndrimin miqësor ndaj popullit serb”, deklaroi Vuçiç.

Serbia llogarit në mbështetjen e Rusisë për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, të cilën e konsideron pjesë të territorit të saj, si dhe anëtarësimin e këtij shteti në organizatat ndërkombëtare.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska respekton orientimin e pavarur që ka Serbia nën udhëheqjen e Vuçiç.

“Partneriteti strategjik i Rusisë dhe Serbisë sjell rezultate pozitive si për Moskën, ashtu edhe për Beogradin. Jemi të gatshëm të punojmë së bashku. Shpresoj se do të mund të diskutojmë më në detaje për bashkëpunimin ekonomik”, tha Putin.

Ai theksoi se deri në fund të vitit do të mbahet një tjetër mbledhje e Komitetit të përbashkët për tregti, bashkëpunim ekonomik dhe shkencor-teknik midis Serbisë dhe Federatës Ruse. Gjatë vizitës në Pekin, përveç takimit me Putinin dhe pjesëmarrjes në paradën e madhe ushtarake, Vuçiq do të takohet edhe me presidentin kinez Xi, si dhe me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të kompanive të mëdha, njoftoi Presidenca serbe. Beogradi zyrtar ka mbajtur lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran për vite me radhë dhe për këtë është përballur me kritika nga Bashkimi Evropian./REL

Etiketa: aleksandar vucicPEKINPutinRusiaserbia

Lajme të lidhura

BOTA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026
RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

13:15 : 10/07/2026
BOTA

Lufta e fshehtë e Inteligjencës Ruse në Europë!

16:13 : 07/07/2026
BOTA

Trump dhe Putin telefonatë 90-minutëshe, zbulohet çfarë diskutuan dy liderat

17:10 : 06/07/2026
Para

Luiz Ejlli ribashkon ‘forcat’ me Pirro Çakon pas 15 vitesh

TË GJITHA

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş