Nga Alaudin Malaj
E nisa këtë postim në lidhje me mënyrën e të menduarit dhe të jetuarit tonë në këto 30 vitet e fundit në SHQIPËRI dhe për SHQIPTARËT që jetojnë, kanë jetuar e kanë ikur për një jetë më të mirë, si dhe për të huajt e ardhur në vendin tonë për përfitime djallëzore, duke na konsideruar si një vend ish-komunist, si një vend që ka 100 vjet shtet dhe një popull i cili nuk ka pasur asnjëherë fatin të qeveriset nga shqiptarë të lashtë dhe patriotikë.
Do ta kufizoj shkrimin tim në lidhje me nocionin shtetformues dhe krijimin e elitave intelektuale, duke bërë një përshkrim të lehtë të kohës, të mbushur me tragjikomedi. Vitet 1990, studentë që morën riskun për jetët e tyre në mosha të reja, 18-22 vjeç, dhe që kundërshtuan sistemin, të cilin ata, për shkak të moshës dhe pjekurisë, nuk ishin të aftë ta kuptonin plotësisht, por për shkak të kushteve të vështira të jetesës, gjendjeve familjare tejet të varfra, banesave pa kushte higjienike, sakrificave në jetën e tyre për sjelljen e demokracisë dhe shkatërrimin e atij sistemi.
Sigurisht një pjesë e atyre që vuajnë. Disa prej tyre jetonin në të njëjtat kushte me familjet e studentëve dhe pjesa tjetër, e cila ishte munduar të kulturohej më shumë duke parë TV dhe emisione të ndaluara e duke udhëtuar jashtë në atë kohë, u bashkuan në këtë lëvizje, sigurisht me mentalitetin për një të ardhme më të mirë për veten dhe familjarët, duke bërë një rezistencë të fortë dhe të pathyeshme ndaj atij sistemi.
E sigurisht, një shoqëri që u hap e papërgatitur në fillimet e saj, me përdorimin e lloj-lloj shpifjeve, intrigave dhe keqpërdorimeve nga pushteti dhe qytetarët, me zaptues kriminelë, mjeranë e intelektualë të mëdhenj që vinin nga hiçi, filluan ndërtimin e shoqërisë së re; shoqëri e cila ndërtohej dhe shkatërrohej sa herë ndërroheshin pushtetet politike, duke kaluar vite me radhë, vite të këqija për shqiptarët: 1992, 1997, 2003, 2013 e me radhë, dhe sigurisht brenda kësaj disfate vitet e lumtura për ta me konceptin e formimit të sistemit (Nano), të krijimit të një shoqërie më të mirë, më të dashur me njëri-tjetrin (pikërisht Nano), të formimit të shtetit dhe luftës kundër bandave të egra të Shqipërisë dhe vendosjes së qetësisë (sigurisht Berisha). Koncepti i shtetit të bandave (sigurisht Edi Rama).
E pas kësaj kohe, sigurisht që ishte gabim më i madh politik i Partisë Socialiste ardhja në pushtet e ish-kryetarit të Bashkisë, ish-ministrit të Kulturës, ish-basketbollistit të stolit, sigurisht Edi Rama.
Ardhja e tij në pushtet, sigurisht me mbështetjen popullore, krahinore, përdorimin e elementëve kriminalë dhe me një qëllim të qartë: “përmirësimin e jetës së shqiptarëve me drita, ujë, të ardhura të mëdha”, në një përshkrim dinjitoz “Ta bëjmë Shqipërinë të madhe”, ta bëjmë Shqipërinë një vend ku jetohet shumë mirë, me një fjalë, me demagogjinë e fortë dhe perverse “Shqipëria Bëhët” pas 30 vjetësh.
Fillim i mbarë; shqiptarët, e sidomos vlonjatët mbështësa të majtë dhe fraksionistët më të devotshëm në këtë komb, të lumtur për ardhjen e tij në pushtet dhe krijimin e kushteve për përfitime të padrejta dhe të pamerituara, e sigurisht biznesmenët të cilët kishin bashkëpunuar me të, me shpresa për një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm dhe më efikas për ta dhe Shqipërinë, me shpresë të një zhvillimi dhe ndryshimi.
Reforma të reja, djegia e serverit të tatimeve deri në atë kohë, proceset qendrore të vitit 2013 e në vazhdim, Reforma Kushtetuese, reforma e ligjeve, (dritat, ujë) dhe mbi të gjitha reforma e drejtësisë – “qershia mbi tortë”.
Legjislacioni i përkunduar, siç i themi ne nga ana jonë, për bindje politike, sahanlëpirës të ngritur në detyrë pa meritë, vemje të të gjitha kohërave në vazhdim, e sigurisht tenxheret, tepsitë (hajdutësi shembullore) me disa alla italianë që u pasuruan se morën pjesë në gjyqin e “Falcones”, sahanlëpirës që shanin dhe fyenin çdo ditë gjykatës e prokurorë, të stërvitur në kohë me nga 30 vjet secili, ishte panorama e re e sistemit të ri të krijuar, në drejtësinë e shumëpritur.
Mos të harrojmë faktin se jo vetëm kjo luftë e intelektualëve të kësaj shoqërie, jo e vetme por kudo dhe në çdo fushë të jetës së përditshme, kaloi pragjet e shtetit dhe ligjit, kur oficerë e drejtorë policie merreshin dhe merren aktualisht me vrasje, rrëmbime personash e sigurisht me ringjalljen e tmerrit për shqiptarët dhe familjet e tyre, të cilët kishin pritur një Shqipëri më të mirë se ajo para ’90-s, kur bandat (40 tha një pusht ministër në këtë qeverisje) morën drejtimin e ekonomisë shqiptare, lejeve të ndërtimit, pronave me forcë e me pahir, duke ua rrëmbyer njerëzve intelektualë, e sigurisht bandave (40 ishin besoj, janë rralluar, kanë ngelur 5 ose 6) që merrnin njerëz peng, që humbisnin dhe nuk u gjendej as trupi, e bandave që emëronin ministra, deputetë, gjyqtarë, drejtorë policie, prokurorë dhe i shtrëngonin, i rrihnin, i keqtrajtonin për përfitimet e tyre, ishte rezultati i ardhur nga këto ndryshime. Ky është rezultati 13 vjecar.
Tabloja e qartë: reforma kudo dhe në çdo cep, paligjshmëria e kthyer në institut, ku ndërkombëtarë që erdhën këtu si rreckamanë u zbukuruan me prona e pasuri dhe vazhdojnë të njëjtën klarinetë pas 13 vitesh.
Kjo është tabloja e qartë e persekutimit kombëtar të shqiptarëve, largimit të tyre nga trojet e veta, duke rikujtuar shprehjen “Shqiptarët janë shtegtarë”. Kjo forcë e re politike, e ndryshuar nga forcat e tjera tradicionale shqiptare, të cilat duhen vlerësuar për faktin se ishin patriotike dhe tradicionale.
Ndryshime të shumëpritura, njerëz në rrugë kundër Edi Ramës, por të vetëm kundër tij kundër sistemit të ngritur nga ai, Sistem Feudali i vitit 2026 është panorama e qartë dhe ndikimi në shtetin shqiptar që fshihen, largohen, venë e nuk vijnë më, duke u larguar e tharë këtë komb, është pikërisht fillimi i ri i këtyre demostruesve paqësore, që për mendimin tim duhen mbështetur, inkurajuar dhe duke marrë pjesë aktive në këtë 23 ditor kundra këtij Klani Feudal.
Shteti shqiptar i mjeruar në ditët e sotme, i cili këto 13 vjet e vodhi, sakatoi, burgosi popullin e vet,e përzuri në emigracion, e shiti totalisht pa kriter nëpërmjet qokave, më kujton një pasazh të një filmi Italian të viteve ’80, e njëjtë më kohën e sotme e përkufizuar qartë:
“K.E- Bella MAFIA”.













