• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

Burgu duhet të jetë fundi i një cikli kriminal dhe fillimi i një rikthimi në shoqëri. Por një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se në Shqipëri rehabilitimi mbetet kryesisht në letër. Nga mungesa e programeve dhe specialistëve te kushtet problematike dhe mbipopullimi, sistemi penitenciar vazhdon të funksionojë më shumë si mekanizëm izolimi sesa si instrument ndryshimi.

19:51 : 24/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dënimet me burg, për ata që kryejnë vepra penale, zakonisht nuk shihen vetëm si ndëshkim, por edhe si një periudhë rehabilitimi dhe reflektimi, me synimin që koha në izolim t’i ndihmojë të dënuarit të mos rikthehen më në veprimtari kriminale.

Por një nga rastet më të rënda që ilustron dështimin e rehabilitimit ishte ai i 1 marsit 2023, kur Dan Hutra, një person me precedentë të rëndë penalë dhe i liruar vetëm pak javë më parë nga burgu, kreu një seri vrasjesh në Tiranë dhe Kamëz. Në total, atë ditë u vranë tre gra dhe u plagosën disa të tjera.

Kur u riarrestua, ai deklaroi se gjatë qëndrimit në burg kishte ideuar të gjithë planin.

Ky është vetëm një nga rastet e shumta që tregojnë se sistemi penitenciar shqiptar po dështon në një nga misionet e tij kryesore: rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar.

Lexo edhe:

Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion

Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin në Shijak, arrest me burg për dy autorët (Emrat)

Edhe pse Shqipëria ka miratuar një kuadër ligjor të përafruar me standardet europiane dhe ndërkombëtare, një raport auditimi tregon se, në praktikë, burgjet vazhdojnë të funksionojnë kryesisht si struktura izolimi dhe sigurie, ndërsa rehabilitimi mbetet një objektiv i parealizuar.

Gjetja më shqetësuese e raportit përfundimtar të auditimit “Trajtimi, rehabilitimi dhe riintegrimi i personave të dënuar”, të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është se sistemi penitenciar nuk po arrin të ndryshojë jetën e të dënuarve. Në vend që burgu të shërbejë si një mundësi për edukim, formim profesional dhe përgatitje për jetën pas lirimit, shumë të dënuar largohen nga institucionet ku kanë vuajtur dënimin me të njëjtat probleme sociale, ekonomike dhe profesionale që kishin në momentin e hyrjes, e në jo pak raste edhe me probleme më të thella.

Pasoja e drejtpërdrejtë e kësaj situate është rritja e rrezikut të rikthimit në veprimtari kriminale. Në mungesë të aftësive profesionale, mbështetjes sociale dhe mundësive për punësim, ish-të dënuarit përballen me vështirësi serioze për t’u integruar në shoqëri.

Por po aq problematike është mungesa e programeve që synojnë reflektimin mbi veprat e kryera dhe pasojat e tyre. Pa një sistem që i ndihmon individët të kuptojnë dëmin e shkaktuar dhe rrezikun e përsëritjes së sjelljeve kriminale, rehabilitimi mbetet i vështirë për t’u arritur.

Raporti evidenton gjithashtu se ligji penitenciar i vitit 2020 është harmonizuar me Rregullat Mandela dhe Rregullat Europiane të Burgjeve, duke garantuar në teori trajtim dinjitoz, respektim të të drejtave të njeriut dhe mbrojtje nga trajtimet çnjerëzore apo poshtëruese. Megjithatë, këto standarde nuk reflektohen plotësisht në jetën e përditshme të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Një tjetër problem serioz lidhet me kushtet fizike të burgjeve. Sipas raportit, infrastruktura e disa institucioneve është e amortizuar dhe, në raste të caktuara, kushtet konsiderohen të papranueshme. Burgjet e Rrogozhinës dhe Lushnjës përmenden si raste ku problematikat janë veçanërisht të theksuara.

Për këtë çështje ka ngritur shqetësime edhe Avokati i Popullit.

“Unë besoj se të gjithë të burgosurit duhet të kenë kushte dinjitoze në burgje. Rasti i burgut të Durrësit është tipik: edhe kur është i njëjti burg, trajtimi nuk është i njëjtë”, u shpreh zoti Shabani.

Ndërkohë, investimet publike janë orientuar kryesisht drejt sigurisë dhe transportit, duke lënë në plan të dytë përmirësimin e ambienteve të jetesës, arsimit dhe formimit profesional.

Auditimi evidenton se nuk ekzistojnë fonde të dedikuara qartë për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve. Kjo do të thotë se shteti nuk mund të masë saktësisht sa para investohen për këtë qëllim dhe çfarë rezultatesh prodhojnë ato. Në praktikë, rehabilitimi trajtohet më shumë si një objektiv dytësor sesa si një prioritet i politikave publike.

Problemet shtrihen edhe te programet e rehabilitimit. Arsimi, formimi profesional, mbështetja psikosociale dhe punësimi brenda burgjeve konsiderohen të kufizuara dhe me ndikim të ulët. Shpesh, këto programe nuk lidhen me nevojat e të dënuarve apo me kërkesat e tregut të punës, duke e bërë të vështirë përdorimin e aftësive të fituara pas lirimit.

Raporti ngre shqetësime edhe për përdorimin e lartë të paraburgimit. Rreth 56 për qind e personave në sistem janë të paraburgosur, një nivel që, sipas ekspertëve, krijon presion mbi kapacitetet e burgjeve dhe vë në diskutim përdorimin e masave alternative ndaj burgimit.

Për këtë problem është diskutuar prej muajsh, ndërsa Gjykata e Lartë ka vendosur rishikimin e praktikave. Mbetet për t’u parë se si ky vendim do të reflektohet në praktikë.

Mbipopullimi i institucioneve e bën edhe më të vështirë ofrimin e shërbimeve rehabilituese.

Një tjetër hallkë e dobët është mungesa e bashkëpunimit efektiv mes institucioneve. Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Provës, bashkitë, institucionet arsimore dhe agjencitë e punësimit nuk funksionojnë si një sistem i koordinuar për riintegrimin e ish-të dënuarve. Marrëveshjet ekzistojnë, por rezultatet konkrete mbeten të kufizuara.

Raporti evidenton gjithashtu mungesë të psikologëve, punonjësve socialë, mësuesve dhe trajnerëve profesionalë. Kjo dobëson cilësinë e trajtimit dhe kufizon mundësinë për ndërhyrje individuale te personat që kanë nevojë për mbështetje.

Në përfundim, auditimi arrin në konkluzionin se Shqipëria ka ndërtuar një legjislacion modern për burgjet, por nuk ka arritur ta materializojë atë në praktikë. Ashtu si në shumë fusha të tjera të reformave publike, kuadri ligjor rezulton i avancuar në letër, ndërsa zbatimi mbetet dukshëm pas objektivave që vetë sistemi i ka vendosur./ Denada Jushi, acqj.al

Etiketa: Burgrehabilitim

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion

15:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin në Shijak, arrest me burg për dy autorët (Emrat)

11:13 : 22/06/2026
AKTUALITET

Video/ Flamur Noka: Vajza që largohet nga burgu i Peqinit është eskortë, burgu si motel. Po Tiku i burgjeve a di gjë?

18:07 : 20/06/2026
AKTUALITET

U arratis nga burgu në Itali, i riu shqiptar kapet në zonën ku banonte e dashura e tij

13:48 : 19/06/2026
AKTUALITET

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, kapet në Belgjikë Gerd Gjinarari

12:55 : 15/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

19:09 : 12/06/2026
Para

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

TË GJITHA

Diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve në Elbasan

22:21 : 24/06/2026

Botërori 2026/ Zvicra ndëshkon Kanadanë sapo zbresin në fushë

22:18 : 24/06/2026

“Alo, policia, i pagova për seks por refuzoi!” Eskorta: Ishte i pistë… Si u zbulua çerdhja e prostitutave latine

22:05 : 24/06/2026

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

22:00 : 24/06/2026

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

21:48 : 24/06/2026

Familja e aktorit Gjergji Lala kallëzon spitalin në Romë! Prokuroria italiane hap hetim për vrasje nga pakujdesia

21:47 : 24/06/2026

Vajza e Tahir Sinanit shpërthen ndaj Ballës: Po përdhoset gjaku i dëshmorëve të UÇK-së

21:42 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet