Pjesë e protestës së 24-ërt para Kryeministrisë ishin dhe sindikalistë dhe minatorë të cilët edhe ata protestuan sot paradite para Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Një prej minatorëve foli në podiumin e improvizuar duke i kërkuar llogari Belinda Ballukut, Edi Ramës dhe Sali Berishës.
“Jam minator i vjetër i nëntokës.
Belinda Balluku ku i ke çu paret e popullit. Për të dhënë pensionistëve pagat. Jam nga Mati dhe jam i vetë i katërti vëlla jemi bërë 100 vite punë në nëntokë. As 1000 euro nuk marrim të katërt bashkë. Kjo është llogaria që duhet të japë Edi Rama”- tha minatori.














