Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Kthesa e Viroit’ në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mikrobus është përplasur me një makinë.
Nga përplasja janë lënduar lehtë dy persona, të cilët kanë marrë asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Dëmet tek të dy automjetet janë të dukshme. Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.














