• Kontakt
Tuesday, June 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

CBS News: Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?

14:08 : 23/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pishë Poro-Nartës. Aktivistët akuzojnë qeverinë për mungesë transparence, ndërsa investitorët e paraqesin projektin si një mundësi zhvillimi ekonomik. Ajo që nisi si një betejë për mbrojtjen e mjedisit, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes…

Nga CBS News

Mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për 22 ditë me radhë, në një valë protestash që fillimisht u nxit nga shqetësimet për një projekt turistik luksoz i mbështetur nga Jared Kushner në një prej zonave më të rëndësishme natyrore të vendit.

Megjithatë, ajo që nisi si një kundërshtim ndaj një investimi të diskutueshëm, është shndërruar gradualisht në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër korrupsionit, mungesës së transparencës dhe mënyrës së qeverisjes në Shqipëri.

Në qendër të debatit ndodhet projekti për zhvillimin e një kompleksi turistik luksoz në ishullin e Sazanit dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, në zonën e mbrojtur të Pishë Poro–Nartës.

Lexo edhe:

Koçeku letër Ramës: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju, jep dorëheqjen

Deklaratat e Ramës ndaj protestuesve/ Këlliçi: Tregues i gjendjes së rënduar mendore

Sipas dokumenteve paraprake të planifikimit të shqyrtuara nga CBS News, projekti parashikon ndërtimin e rreth 800 dhomave dhe suitave hoteliere, vilave luksoze, një fushe golfi, kazinoje, parku ujor, si dhe njësive rezidenciale në formën e apartamenteve dhe shtëpive të banimit.

Jared Kushner, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, është përmendur si një nga investitorët e përfshirë në këtë projekt. Në përpjekje për të sqaruar rolin e tij, CBS News kontaktoi kompaninë e Kushnerit, Affinity Partners.

Kompania i referoi pyetjet te Sazan Real Estate Development, ndërsa një përfaqësues i kësaj të fundit deklaroi se ajo përfaqëson të gjithë investitorët e përfshirë në projekt, të cilët marrin pjesë në kapacitetin e tyre personal.

Sipas një deklarate të dhënë më 18 qershor për CBS News, drejtuesit e Sazan Real Estate Development, theksuan se projekti ndodhet ende në fazën e projektimit dhe se ekipi po vazhdon të përsosë vizionin dhe përmasat e tij.

Ata argumentojnë se procesi po zhvillohet duke i kushtuar rëndësi menaxhimit mjedisor dhe ruajtjes së bukurive natyrore të zonës, ndërsa shtojnë se investimi mund të kontribuojë në forcimin e pozicionit të Shqipërisë si një destinacion turistik me rëndësi globale.

Dokumentet e planifikimit, hedhin dritë edhe mbi investitorët e tjerë të përfshirë financiarisht në projekt. Mes tyre përmendet Al Khayyat Asset Group me bazë në Katar, i drejtuar nga vëllezërit Moutaz dhe Ramez Al Khayyat, biznesmenë miliarderë me origjinë siriane dhe lidhje të njohura me familjen mbretërore të Katarit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, familja Al Khayyat ka pasur gjithashtu kontakte dhe interesa të rëndësishme biznesi në Shtetet e Bashkuara. Një përfaqësues i Sazan Real Estate konfirmoi për CBS News përfshirjen e vëllezërve Al Khayyat në projekt. Ndërkohë, dokumente të tjera të korporatave tregojnë se kompania Sazan Real Estate është regjistruar fillimisht në Katar dhe se Al Khayyat Asset Group figuron si një nga partnerët e saj.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga CBS News, Sazan Real Estate shfaqet gjithashtu si kompania mëmë e Zvërnec South Adriatic Development, shoqërisë që sipas raportimeve lokale zotëron lejet e zhvillimit për ndërtimet e planifikuara në ishullin e Sazanit dhe në zonën bregdetare të Pishë Poro-Nartës.

Po këto dokumente, sugjerojnë se Zvërnec South Adriatic Development kontrollohet përmes një strukture komplekse që përfshin pesë kompani të regjistruara në Amsterdam të Holandës.

Për aktivistët shqiptarë, kjo strukturë e ndërlikuar pronësie, e kombinuar me mungesën e informacionit publik mbi procesin e vendimmarrjes, ka shtuar dyshimet dhe ka ushqyer pakënaqësinë qytetare.

Sipas tyre, problemi nuk kufizohet vetëm te projekti turistik, por lidhet me një model më të gjerë qeverisjeje ku vendimet me ndikim të madh publik merren pa konsultim dhe pa transparencë të mjaftueshme.

Për këtë arsye, protestat kanë filluar të marrin dimensione më të gjera politike dhe shoqërore, duke u konsideruar nga shumë pjesëmarrës si ndër mobilizimet më të mëdha qytetare që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991.

“Nuk pati asnjë konsultim publik. Nuk u informua Askush. Një ditë pamë buldozerët të hynin në zonë, të hapnin rrugë, të prisnin pemë dhe të dëmtonin dunat ranore”- deklaroi për CBS News Aleksandër Trajçe, drejtues i organizatës mjedisore PPNEA.

Sipas tij, komuniteti lokal nuk kishte dijeni për përmasat dhe natyrën e projektit deri në momentin kur nisën ndërhyrjet në terren. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vazhdimisht projektin, duke argumentuar se ai mund të sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike për vendin dhe të tërheqë investime të huaja me vlerë të lartë.

Qeveria e konsideron zhvillimin e turizmit luksoz si një nga shtyllat kryesore të strategjisë ekonomike për vitet e ardhshme. Megjithatë, debati është zhvilluar paralelisht me akuza të tjera për korrupsion që kanë përfshirë qeverinë.

Vëmendje të veçantë kanë tërhequr akuzat e ngritura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një prej figurave më të rëndësishme të kabinetit qeveritar. Edhe pse parlamenti ka bllokuar arrestimin e saj, çështja ka ndikuar në rritjen e mosbesimit të një pjese të opinionit publik ndaj institucioneve.

Ndërkohë, një zëdhënës i SPAK konfirmoi për CBS News se institucioni ka hapur një hetim lidhur me një projekt zhvillimi, por sqaroi se hetimi nuk lidhet me kompani të asociuara me Jared Kushner.

Gjatë një vizite në zonën e Zvërnecit, gazetarët e CBS News raportuan se nuk konstatuan praninë e makinerive të rënda apo punimeve aktive ndërtimore, përveç disa gjurmëve automjetesh në plazh.

Protestuesit pretendojnë se aktiviteti në terren është ngadalësuar për shkak të reagimit publik dhe presionit të vazhdueshëm qytetar. Megjithatë, organizatat mjedisore argumentojnë se dëmet e para janë shkaktuar tashmë.

Sipas përfaqësuesve lokalë të PPNEA, janë dokumentuar raste të dëmtimit të habitateve natyrore, përfshirë shkatërrimin e të paktën një foleje breshkash deti gjatë ndërhyrjeve me mjete të rënda.

Ndërsa protestat vijojnë dhe debati publik mbetet i ndezur, drejtuesit e Sazan Real Estate Development kanë deklaruar se e ardhmja e projektit do të përcaktohet në fund të fundit nga institucionet shqiptare dhe nga vullneti i popullit shqiptar.

Megjithatë për shumë qytetarë, çështja e Sazanit dhe e Pishë Poro-Nartës ka tejkaluar kufijtë e një projekti turistik, duke u kthyer në simbol të kërkesës për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të interesit publik.

Etiketa: Edi Ramakorrupsionprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koçeku letër Ramës: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju, jep dorëheqjen

16:17 : 23/06/2026
AKTUALITET

Deklaratat e Ramës ndaj protestuesve/ Këlliçi: Tregues i gjendjes së rënduar mendore

15:51 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestat për largimin e Ramës, Lea Ypi ndan vargjet e Brehtit: Kur shfrytëzimi rritet, shtohet guximi

15:36 : 23/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
AKTUALITET

Ilir Kulla-Ramës/ Me Dritan Goxhajn ke për ta pas pisk, nuk është si unë

14:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

12:33 : 23/06/2026
Para

Ilir Kulla-Ramës/ Me Dritan Goxhajn ke për ta pas pisk, nuk është si unë

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas çiklistin në vijat e bardha

16:37 : 23/06/2026

E rëndë në Itali, polici humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve

16:24 : 23/06/2026

Koçeku letër Ramës: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju, jep dorëheqjen

16:17 : 23/06/2026

I nxehti ekstrem, Franca mbyll reaktorin e centralit bërthamor në Golfes

16:06 : 23/06/2026

Radhë kamionësh në Portin e Durrësit, kosto shtesë për operatorët dhe rrezik për dëmtim mallrash

16:06 : 23/06/2026

Deklaratat e Ramës ndaj protestuesve/ Këlliçi: Tregues i gjendjes së rënduar mendore

15:51 : 23/06/2026

“Protesta duhet të ndryshojë qeverisjen”, Kikia: Qeveria tranzitore bën reformën e thellë elektorale

15:47 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetholiganbetimajbet girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot sitelerimariobetMadridbetmadridbetmariobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetgrandpashabet