Aktivisti Bledar Meti akuzoi se disa deputetë të Partisë Socialiste janë përpjekur që ta bëjnë pis për shkak të pjesëmarrjes në protestë.
Në një intervistë për Neës24, ai theksoi se është i nevojshëm përshkallëzimi për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës.
“Ai shtetar që nuk reflektohet nga protesta paqësore, e detyron protestën të përshkallëzohet. Ne i kemi dhënë afat deri sot për të dhënë dorëheqjen, përndryshe do të përshkallëzohet”, u shpreh ai.
Ai përmendi edhe dorëheqjen e kryeministrit britanik Keir Starmer duke thënë se edhe Rama duhet të marrë shembull. Ai tha se Rama, pavarësisht skandaleve që e kanë prekur qeverinë e tij, del edhe thotë nuk është pis.
“Starmer e dha dorëheqjen për një akt fisnik se në zgjedhjet lokale nuk mori mandatet sa pritej. Ne këtu kemi një kryeministër, kemi skandalin e Tahirit, Ahmetajt, Veliajt, Beqajt, Ballukut dhe inceneratorët, një qeveri e mbushur me skandale dhe zotëria nuk e ndjen fare reflektimin për të thënë jam bërë pis”.
Akuza bëri edhe ndaj disa deputetëve socialistë.
“Kam marrë sulm të jashtëzakonshëm ku të gjithë deputetet e PS kanë publikuar pjesë të intervistës sonë. Janë përpjekur ta bëjnë pis emrin tim. Unë në 48 vite, 26 i kam kaluar në diasporë. Unë nuk jam pis. Nuk kam qeverisur asnjë ditë, si kam bërë asgjë atdheut.”, tha ai.












