• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

15:30 : 22/06/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur në rënie edhe këtë javë, duke prekur një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 94.3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 2.6%, ndërsa me bazë vjetore rënia e kursit ka arritur në 3.8%.

Burime nga tregu shprehen se në këtë periudhë oferta e valutës paraqitet shumë e lartë, sidomos për shkak të sezonit turistik. Në veçanti gjatë fundjavave, flukset valutore shtohen shumë, nga rritja e këmbimeve të kryera prej vizitorëve nga vendet fqinje, sidomos nga Kosova.

Në këtë fazë, duket se edhe efekti i ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë po bëhet më i zbehtë. Burime nga tregu shprehen se Banka Qendrore po vazhdon të blejë periodikisht valutë në tregu valutor, edhe për t’iu përgjigjur nevojave të tregut për likuiditet në monedhën vendase.

Që prej vitit 2024, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në përmasa të konsiderueshme në tregun valutor, duke blerë më shumë se dy miliardë euro. Kjo e ka ngadalësuar tendencën rënëse të kursit të monedhës europiane, por pa arritur ta frenojë plotësisht atë.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 22 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vetë Banka e Shqipërisë tashmë ndodhet përballë dilemave të lidhura me rritjen e çmimeve. Fakti që inflacioni ka arritur objektivin prej 3% vështirë se e bën më të justifikueshme blerjen e  valutës me qëllim kontrollin e stabilitetit të çmimeve.

Në këtë fazë, pritshmëritë janë që politika monetare të lëvizë në kahun shtrëngues, ndërsa injektimi i parasë në ekonomi, nëpërmjet blerjes së valutës, është një politikë me natyrë stimuluese monetare.

Pjesërisht, forcimi i Lekut po nxitet edhe nga natyra tejet shtrënguese e politikës fiskale, që ka ulur ndjeshëm ofertën e valutës vendase në treg.

Në fund të muajit maj, suficiti buxhetor kishte vlerën e 53.7 miliardë lekëve ose afërsisht 565 milionë eurove. Suficiti është rritur me 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke theksuar tashmë një prirje disavjeçare për të akumuluar suficite në pjesën më të madhe të vitit kalendarik.

Megjithëse aktorët e tregut besojnë se në këtë periudhë rënia e Euros i detyrohet kryesisht faktorëve sezonalë të lidhur me turizmin, në afat më të gjatë vlerësohet se cikli i sektorit të pasurive të paluajtshme mund ta ketë ndikuar në një masë të madhe rënien e kursit.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në fund të vitit 2025 stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 2.63 miliardë euro. Në dekadën e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është rritur me 17 herë.

Perceptimi i aktorëve të tregut është se sektori i ndërtimit tërheq sasi të mëdha të valutës me prejardhje nga aktivitete kriminale ose informale. Gjatë muajt qershor, Prokuroria e Posaçme njoftoi zbulimin dy skemave të pastrimit të parave në vlera të mëdha në sektorin e ndërtimit. /Monitor

Etiketa: 22 qershor 2026eurokembim valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:17 : 22/06/2026
AKTUALITET

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 22/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e hënë, 22 qershor 2026

23:00 : 21/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:53 : 20/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:14 : 19/06/2026
AKTUALITET

Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

16:15 : 18/06/2026
Para

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

TË GJITHA

Përplasja për diasporën, Zhupa: Shqiptarët nuk mashtrohen me video propagandistike

18:20 : 22/06/2026

Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

18:03 : 22/06/2026

Protesta/ Këlliçi nxjerr pamjet: Socialistët po nxisin konfliktin me videot e sajuara të emigrantëve

17:59 : 22/06/2026

Kina nis hetimet, prani kimikatesh në pelenat Babycare, Huggies dhe Bibabebe

17:47 : 22/06/2026

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e mundshëm të Kupës së Botës, cili shtet kryeson listën

17:37 : 22/06/2026

Zbardhet dëshmia e vajzës së Fatos Lubonjës për dosjen “Partizani”

17:27 : 22/06/2026

Inteligjenca izraelite zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar

17:03 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetcasibommeritbet girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişmeritking girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet