• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, RAJONI

Nga Ilir Kalemaj

Ballkani ka pasur një valë protestash të ngjashme me këtë që po ndodh me revolucionin flamingo, ku pika që derdh gotën zakonisht është bërë njëçështje me ndjeshmëri mjedisore por qëështë përballur njëherazi me indiferencë apo represion nga ana e pushtetit. Në disa raste këto kanë qenë protesta që janë shuar shpejt, në të tjera kanë zgjatur me vite, në disa raste janë shndërruar në kauza të gjera po pa përfituar kapital politik ndërsa në të tjera kanë prodhuar rotacion politik. Këto janë dhe mundësi për të parë përmes një lenteje krahasimore kushtet që prodhojnë rezultat politik në shembuj jo të largët gjeografikisht por edhe si mendësi me ne.

Serbia përgjatë viteve 2024–2026është shembulli më i afërt.Shkëndija e menjëhershme erdhi në nëntor 2024 me shembjen vdekjeprurëse të një strehe stacioni treni në Novi Sad i cili ishte një objekt i rinovuar me financim kinez, i mburrur si sukses i investimeve të huaja.

Më pas u kthye në një lëvizje qytetare e udhëhequr nga studentët, jopartiake, e përhapur kombëtarisht dhe me diasporë. Kjo solli së pari, një mobilizim masiv solli lëshime të detyruara nga ana e pushtetit. Kështu, më 28 janar 2025, kryeministri Milosh Vuçeviç dha dorëheqjen, bashkë me kryetarin e Novi Sadit, plus disa zyrtarë të tjerë. Por së dyti, dhe këtu vlen paralelja me Tiranën, pas më shumë se 18 muajsh dhe protestash me mbi 300,000 veta në Beograd më 15 mars, Vuçiç nuk ka rënë.

Ai vijon të kontrollojë median, ka një sistem të fortë klientelist, dhe mbështetja e tij për zgjedhje deri në fund të 2026-s mund të shtyhet po aq lehtë. AsokoheVuçiç akuzoi “fuqi të huaja” të paemërtuara si nxitëse të protestave, i njëjti manual si Rama te ne. Pra një lëvizje jopartiake mund ta delegjitimojë dhe ta lëkundë një lider të ngulitur, por e ka jashtëzakonisht të vështirë ta rrëzojë kur ky kontrollon institucionet.

Lexo edhe:

“Rama ka ngarkuar Ballën për të bërë antimiting”, Këlliçi: Telefonon diasporën, por refuzohet çdo herë

LVV i përgjigjet Ramës: S’kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri! Janë shprehje e pakënaqësisë qytetare

Rasti i Roșia Montană i vitit 2013 në Rumani erdhi si rezultat i një shkëndije mjedisore (një minierë ari me cianur), por edhe mobilizimi të gjerë qytetar përmes rrjeteve sociale, jopartiak. Projekti u vra, parlamenti e rrëzoi, por qeveria nuk ndryshoi. Mësimi që doli nga kjo ishte se lëvizjet mjedisore mund të fitojnë çështjen specifike pa rrëzuar qeverinë, pikërisht si në rastin e Serbisë. Por me diferencën se vala e protestave të udhëhequra nga rinia dhe studentët në Serbi vijojnë ende, ndonëse ka dhe aty grupe anti-perëndimore, anti-shqiptare, ksenofobë urrejt-nxitës etj.

Ndërsa në rastin rumun protestuesit mbushën sërish rrugët në janar të 2026-ës kundër ndryshimeve të ligjit anti-ekstremizëm, duke pretenduar se ligji do të kufizonte lirinë e shprehjes. Ndërsa para pak ditësh, rreth 2,000 protestues u mblodhën në Sheshin “Victoriei” në Bukuresht nën slloganin “Duhet të mbrojmë demokracinë”.Protesta u ndez pas tre vendimeve të diskutueshme të gjyqësorit, të cilat u panë nga organizatat qytetare si sulme politike të koordinuara.

Protestuesit hodhën sllogane kundër Presidentit Nicusor Dan dhe sistemit të drejtësisë (të udhëhequr nga Lia Savonea), duke i akuzuar ata për “kapje të shtetit” dhe destabilizim të vendit në një kohë kur partitë kryesore (PNL dhe PSD) po përleshen për formimin e qeverisë së re nën kryeministrin e mandatuar Adrian Vestea. Duket qartë se pakënaqësia nuk ka rreshtur ndonëse Rumania është një nga vendet që kanë përfituar shumë nga antarësimi në BE në rritjen e standarteve të jetesës por protestat me hope e kanë pasur të vështirë të të sjellin ndryshime politike. Më tepër kanë shërbyer si një trysni publike ndaj klasës politike dhe sidomos koalicionit në pushtet.

Për tu kthyer pak mbas në kohë, “Revolucioni Laraman” i 2016-ës në Maqedoninë e Veriut, solli protesta qytetare kundër korrupsionit të Gruevskit u kthyen në ndryshim pushteti — por jo vetëm përmes rrugës: u deshën koordinim me opozitën, ndërmjetësim i jashtëm (BE/SHBA) dhe zgjedhje. Këtu leksionet që u përftuan ishin që kalimi nga revolta qytetare te ndryshimi real i pushtetit kalon zakonisht përmes urnave dhe aktorëve politikë, jo vetëm përmes sheshit.

Nga ana tjetër, energjia qytetare e fuqishme, jopartiake, me eksperimente demokracie të drejtpërdrejtë në Bosnje-Herzegovinë përgjatë vitit 2014 u shuan pa lënë strukturë të qëndrueshme. Nga rasti i Bosnjes mësojnë që forma më e zakonshme e dështimit nuk është represioni, por mosinstitucionalizimi, pra kërkesa sporadikisht të artikuluara por të mbetura pa përfaqësim politik. Rastet e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjes na mësojnë që refuzimi i klasës politike në bllok është vetëm një shprehje populizimi që nuk ka gjasa të prodhojë rotacion pushteti dhe aq më pak ndryshim të sistemit politik.

Në rastin e Shqipërisë, ndryshe nga Serbia, ku protestuesit pro-perëndimorë përballen me një lider pro-rus, në Shqipëri qeveria është pro-BE, ndërsa investitori i kontestuar lidhet publikisht me botën e Trumpit (Kushner). Kjo e bën levën “perëndimore” më të paqartë se në Serbi ndonëse BE-ja po shtyn Tiranën (në favor të protestuesve), por dimensioni amerikan e ndërlikon.

Nga ana tjetër, interesimi i medias ndërkombëtare pikërisht për shkak të përdorimit politik të familjes Trump që po i bën pushteti në Shqipëri për llogari të tij, ka bërë që edhe algoritmi të kthehet kundër atij instrumenti që falë ushtrisë së patronazhistëve e ka përdorur deri tani në favor të vet. Por interesimi i medias ndërkombëtare as nuk do të ekzistonte po mos të ishte pr këmbënguljen e protestave masive tashmë në fundin e javës së tretë, me një kreshdendo në rritje. Janë pikërisht protestat që kanë detyruar reagim ndërkombëtar jo vetëm të mediave por edhe institucioneve ku vihet re një qëndrim i Brukselit dhe Berlinit që janë skeptikë jo vetëm me pritshmëritë për përmbushjen e kushteve për mbylljen e kapitullit 27 të negociatave për standartet mjedisore, por edhe për cështje themelore që lidhen me të drejtat e njeriut dhe pronësisë, korrupsionin dhe krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe kapjen e shtetit etj.

Në rastin e valës së protestave më të madhe në këto tre dekada e gjysëm, në varësi të disa kushteve dhe variablave të ndryshueshëm mund të kemi disa trajektore të mundshme. Ose energjia kryesore e protestës ngelet e fokusuar te çështjet mjedisore, pra jo vetëm Zvërneci por edhe shkulja e gardheve nga jugu në veri, bashkë me detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë në raport me Brukselin por edhe iniciativat e organeve të drejtësisë mund të arrijnë një fitore të kufizuar pa ndryshim pushteti në periudhë afatshkurtër.

Ose energjia kanalizohet drejt një lëvizjeje ose partie për ciklet e ardhshme zgjedhore. Por këtu pengesat janë goxha të forta, nga mungesa e lidershipit, ndarja e brendshme (siç pamë, disa aktivistë e quajnë absurde formimin e një force tani), dhe dominimi i partive kryesore historiketë favorizuara jo vetëm nga kodi zgjedhor por edhe nga strukturat e mirëkonsoliduara. Ose siç shpreson qeveria,vapa, lodhja, presioni gjyqësor mbi pjesëmarrësit dhe mungesa e një “shkaktari” zgjedhor çojnë në rënie graduale pa strukturë të qëndrueshme, pikërisht ajo që ndodhi me protestën e mëparshme opozitare.

Ndërkohë alternativa për të patur më tepër sukses protesta është përbashkimi në një front të gjerë opozitar, të cilat kanë dhe përfaqësim adekuat parlamentar, rreth disa kauzave që kanë të bëjnë me ndryshime kushtetuese dhe të kodit zgjedhor ku secili nga aktorët dhe faktorët opozitarë duhet të bëj lëshimet e veta, pa vendosur vija të kuqe qysh në krye të herës, mund të jenë e vetmja mënyrë për të realizuar disa nga kërkesat bazë të protestës si ato pesë pikat me të cilat nisi dhe u artikuluan qysh javën e parë.

Etiketa: ballkanEdi Ramailir kalemajprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama ka ngarkuar Ballën për të bërë antimiting”, Këlliçi: Telefonon diasporën, por refuzohet çdo herë

16:20 : 22/06/2026
AKTUALITET

LVV i përgjigjet Ramës: S’kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri! Janë shprehje e pakënaqësisë qytetare

16:16 : 22/06/2026
AKTUALITET

Sekreti që e dinim të gjithë

16:01 : 22/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Protesta do të përshkallëzohet! Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis

15:45 : 22/06/2026
AKTUALITET

Prapaskenat e mbledhjes së PS-së/ Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

10:49 : 22/06/2026
AKTUALITET

Gazeta gjermane: Shtohet presioni mbi Ramën, 200 mijë njerëz dolën të shtunën në shesh

10:29 : 22/06/2026
Para

Arbana Osmani mbylli përfundimisht kapitullin me Ferma VIP? Reagimi i saj sqaron gjithçka

TË GJITHA

Zbardhet dëshmia e vajzës së Fatos Lubonjës për dosjen “Partizani”

17:27 : 22/06/2026

Inteligjenca izraelite zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar

17:03 : 22/06/2026

Irani lë letër pas barazimit me Belgjikën: Faleminderit Los Angeles për mikpritjen!

16:54 : 22/06/2026

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

16:38 : 22/06/2026

“Krimi dominon parlamentin”/ Emigranti: Frika është vrarë, vendi s’ka të ardhme nëse nuk ka ndryshim themeltar

16:31 : 22/06/2026

E rëndë në Katar/ Shpërthim në impiantin e gazit në Ras Laffan, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

16:27 : 22/06/2026

“Rama ka ngarkuar Ballën për të bërë antimiting”, Këlliçi: Telefonon diasporën, por refuzohet çdo herë

16:20 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibommeritbet girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişmeritking girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet