Kryedemokrati, Sali Berisha, e ka konsideruar grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, si një akt kriminal.
Sipas Berishës, ky veprim është një akt ekstremist, antisemit që bie ndesh me lidhjet që bashkojnë dy kombet, ndërsa ka deklaruar se autori duhet të ndëshkohet.
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”- thekson Berisha në njoftimin e shpërndarë për mediat.













