Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, duke rrezikuar disa banesa dhe një park bletësh që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.
Zjarri është vënë nën kontroll dhe është neutralizuar nga forcat zjarrfikëse, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet kanë nisur verifikimet për shkaqet e zjarrit.













