Një aksident rrugor ka ndodhur në bypassin e Fierit, pranë spitalit “Memorial”.
Një automjet tip Volkswagen, që po lëvizte në drejtim të Lushnjës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoambulanca, e cila ka transportuan drejtuesin e mjetit në spital.
Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.














