• Kontakt
Friday, June 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

12:51 : 19/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në kohët e vjetra, fjala Revolucion ka pasur kuptim të ndryshëm nga ai që ka sot, ose më saktë, që nga koha pas Revolucionit Francez, shpjegon Hannah Arendt në librin e saj Mbi revolucionin. Fjala revolucion në kuptimin e saj literal do të thotë afërsisht rrotullim dhe është huazuar nga astronomia për t’u futur te filozofia politike. Rrotullimi në kuptimin e vjetër të fjalës Revolucion nënkupton diçka që është natyrore dhe e pashmangshme.

Revolucioni në shoqëri ndodh, ose më saktë, besohej se ndodhte në kohët e vjetra, pra në antikitetin grek e romak, për shkak se demokracia sjell oligarki, oligarkia sjell autokraci dhe tirani, tirania shkakton detyrimisht kryengritje dhe përmbysje.

Që nga Revolucioni Francez, fjala nuk ka më këtë kuptim, ose jo tamam tërësisht këtë kuptim. Ka rënë prej kësaj kuptimi i të qenit një sistem ku rrotullimi dhe kthimi te pika fillestare është i pashmangshëm. Dhe ka rënë edhe koncepti që përmes revolucionit, kryhet një kthim te një e shkuar e ndritur, e lavdishme apo demokratike. Përkundrazi, kuptimi i sotëm i fjalës Revolucion është një ndarje një herë e mirë me të shkuarën dhe, sipas Arendt, qëllimi i revolucionit nuk mund të jetë gjë tjetër veç “themelimit të lirisë”.

Kuptimi i ri i fjalës Revolucion ose më saktë, përdorimi në mënyrë figurative i fjalës së vjetër, u mishërua për herë të parë me një shprehje të famshme në 14 korrik 1789, kur turmat e Parisit pushtuan Bastijën.  Mbreti pyeti dukën La Rochefoucauld-Liancourt nëse kishte nisur një revoltë, një nga të shumtat që zakonisht trazojnë regjimet. Përgjigjja e dukës ishte: “Non, sire, c’est une grande révolution”.

Lexo edhe:

Televizioni zviceran: Rama gjithnjë e më autokrat! Atje i kërkojnë dorëheqjen, këtu te ne bën ekspozita

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

Lista e përmbysjeve pa dhunë, e cila i dha rrugë rënies së diktaturave, komuniste apo të tjera, në të gjithë botën, tashmë është e gjatë. Dhe si zakonisht, një gabim nga regjimi është çfarë ndez protestat që sjellin rrëzim.

Në vitin 1974, regjimi diktatorial i kolonelëve në Greqi kishte tetë vjetë pushtet, por kur bëri gabimin që tentoi të forcojë kredencialet e veta nacionaliste me një grusht shteti në Qipro, që u pasua me luftën me Turqinë dhe pushtimin e Qipros Veriore nga Turqia, studentët u hodhën  në grevë. Tentativa për të shtypur protestën e studentëve me dhunë solli shumë protestues të vdekur, por nuk e shpëtoi dot diktatorin nga rrëzimi dhe dënimi me burg për jetë. Ai vdiq në burg pas tridhjetë e pesë vitesh.

Po në të njëjtin vit, shteti korporativ portugez, një diktaturë të cilën ne në Shqipëri po e njohim sot më shumë me termin Oligarki,  u rrëzua kur protestuesit e shumë organizatave të majta u përballën me forcat ushtarake, të cilat refuzuan të hapin zjarr, por në vend të kësaj ndërmorrën një proces transferimi të pushtetit përmes zgjedhjeve të lira të fituara nga një parti e majtë.

Në vitin 1982, diktatura ushtarake në Argjentinë mendoi të heqë vëmendjen nga dështimi për menaxhim ekonomik të një vendi me burime ekonomike të jashtëzakonshme, duke i fryrë nacionalizmit me një luftë për një grusht ishujsh të akullt, me supozimin se Mbretëria e Bashkuar nuk  do të përgjigjej. Kur Margaret Thatcher iu përgjigj luftës me luftë, humbja e saj solli edhe rënien e juntës përmes protestave popullore që delegjitimuan diktatorët.

Në vitin 1985, filipinasit rrëzuan diktatorin e tyre e më vonë, në vitet 1990, Evropa Lindore përjetoi përmbysjet pa dhunë të regjimeve komuniste. Suksesi i shpejtë i kaq shumë lëvizjeve revolucionare në të cilat, dhuna e autoritetit shtetëror u shkërmoq nga mungesa e dhunës së protestueve shtyu disa të besonin se historia është njëdrejtimëshe dhe se demokracia liberale do të triumfojë gradualisht në të gjithë botën. Rishfaqja e demokracive joliberale, regjimeve hibride, demokracive të menaxhuara, kleptokracive apo populizmit në shumë vende që supozohej se kishin përjetuar përmbysjen pa dhunë të diktaturës, përgënjeshtroi teorinë e historisë njëdrejtimëshe.

Revolucionet pa dhunë gjithsesi nuk janë me sukses të garantuar. Në vitin 2011, Mohamed Bouazizi, një shitës në rrugë 26 vjeç, i vuri flakën vetes për të protestuar ndaj masës së sekuestrimit të karrocës së tij, mjetit të jetesës. Ajo që pasoi ishte Pranvera Arabe. Pesëmbëdhjetë vjet më pas, asnjë nga vendet ku protestat paqësore u shtrinë, nuk ka arritur të vendosë demokracinë. Në Siri, protestat paqësore u pasuan nga lufta civile kur diktatori gjakatar thjeshtë e pa më të arsyeshme të shkaktonte vdekjen e miliona njerëzve se sa të hiqte dorë nga pushteti. Në Libi, lufta civile vijon. Në Egjipt, një periudhë e shkurtër zgjedhjesh demokratike u pasuan nga një grusht tjetër shteti nga ushtarakët që rivendosën një diktaturë të dhunshme në emër të stabilitetit.

Demokracia ka pësuar humbje edhe në atë të tjera të botës. Në Afrikë për shkak të grushteve të ndryshme të shtetit, në Hong Kong nga shtypja me dhunë e të drejtave qytetare nga qeveria e Kinës.

Në kontinentin Evropian, disa vende të Evropës lindore ranë në gjendjen e “demokracisë joliberale”, me përzjerje të populizmit me makineritë elektorale. Serbia humbi statusin e vendit demokratik dhe ra në kategorinë e regjimit hibrid pas abuzimeve masive të qeverisë së Aleksandër Vuçiq me pushtetin dhe fitoret në zgjedhjet pa standarde.

Në Shqipëri, vendi nuk ka bërë hapa para në rrugën drejt tranzicionit demokratik. Në vlerësimin e Freedom House, Shqipëria mbetet një “regjim hibrid”, me procese elektorale në të cilat, fituesi përcaktohet nga abuzimi me pushtetin dhe kontrolli i medias dhe jo nga qytetarë që zgjedhin të lirë.

Protestat e ditëve të fundit, të njohura si Revolucioni i Flamingove, kanë cilësinë e revolucioneve pa dhunë falë kulturës qytetare. Lëvizja e Flamingove po ndodh 35 vjet pas rënies së regjimit komunist dhe nisjes së asaj që gjerësisht njihet si “periudha e tranzicionit”, një periudhë, supozohej e shkurtër, gjatë së cilës vendi kalonte nga ekonomia e centralizuar dhe pushteti i kontrolluar te ekonomia e tregut të lirë dhe demokracia liberale. Ky tranzicion nuk ka qenë një rrugëtim me një drejtim. Në vitin 1997, qytetarët morën armët përballë një qeverie që nuk pranonte të largohej pas katastrofës së lejuar dhe promovuar prej saj për skema financiare mashtruese ku mijëra qytetarë lanë kursimet. Ndërsa pas një periudhe transferimi pushteti në mënyrë relativisht paqësore në vitin 2005 dhe 2013, vendi hyri në një epokë në të cilën, abuzimi me pushtetin u bë sistemik dhe gara elektorale u degradua në betejë mes abuzuesve dhe jo një  konkurrencë me ide.

Hapat pas në proceset demokratizuese u shoqëruan me hapa akoma më të mëdhenj pas në drejtim të tregut të lirë, përfshirë kriminalizimin e disa sektorëve të ekonomisë, forcimin e monopoleve dhe krijimin e të ashtuquajturve “oligarkë”, njerëz, pasuria dhe pushteti i të cilëve nuk varet nga aftësitë menaxheriale apo talenti për biznes, por nga aksesi në burimet publike, qofshin këto burime natyrore apo asete jofizike, të tilla si ligjet, rregulloret e licencat.

“Revolucioni i Flamingove” mundet nga njëra anë t’i japë fund tranzicionit dhe nga ana tjetër, të përmbysë tendencën negative të dekadës së fundit. Por se sa sukses do të ketë, këtë do të duhet ta shohim./ BIRN

Etiketa: protestaqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Televizioni zviceran: Rama gjithnjë e më autokrat! Atje i kërkojnë dorëheqjen, këtu te ne bën ekspozita

11:57 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

22:27 : 18/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon sërish protestuesit: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat që duan të marrin peng vendin

13:32 : 18/06/2026
AKTUALITET

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

22:51 : 17/06/2026
AKTUALITET

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

22:02 : 17/06/2026
AKTUALITET

Hipokrizia e Ramës për etikën e të rinjve në protestën e flamingove

16:40 : 17/06/2026
Para

Berisha: Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja e Ramës

TË GJITHA

“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën”/ Veliaj: Jam 500 ditë në burg nga një noter me pesa

15:14 : 19/06/2026

Tragjedi në Tale! Mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe (EMRAT)

14:52 : 19/06/2026

Media britanike “kryqëzon” Ronaldon: Portugalia po luan me 10 lojtarë dhe një statujë

14:51 : 19/06/2026

Shqipëria ka çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

14:36 : 19/06/2026

Një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Ilir Selmanin

14:28 : 19/06/2026

Padia kundër emërimit të Ols Dados/ Nis seanca në Gjykatën Administrative, i pranishëm edhe Veliaj

14:20 : 19/06/2026

Matura 2026, publikohen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

14:11 : 19/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahis