• Kontakt
Friday, June 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ortaku i Donald Veshaj te 33-katëshi në Vlorë/ Ardi Kollçaku, marrëveshje me “grupin e kokainës” për “Kullën e Tiranës”

10:20 : 19/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Boldnews.al

Kur “Boldnews.al” raportoi për herë të parë se ish-lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj, kishte aplikuar tek kryeministri Edi Rama për një kullë 33 kate në qendër të Vlorës, rrjeti u përfshi nga dyshimet e forta se ku i gjeti paratë për këtë ndërtim masiv një individ, i cili nuk është dalluar si biznesmen i fuqishëm.

Në mbledhjen e 29 Prillit 2026, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e Ramës, kishte në shqyrtim kërkesën për “Leje zhvillimi për objektin rezidencial dhe hoteleri 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “DGC” sh.p.k.”.

Në foto (montazh): Kryeministri Edi Rama dhe ish-lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj

Për momentin, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) nuk ka publikuar informacion nëse kjo kërkesë është miratuar apo refuzuar.

Lexo edhe:

Televizioni zviceran: Rama gjithnjë e më autokrat! Atje i kërkojnë dorëheqjen, këtu te ne bën ekspozita

“Rama manipuloi shpenzimet për NATO-n”/ De Telegraaf: Zhvillimi i samitit në Shqipëri mund të anulohet

Shoqëria investiture “DGC” është themeluar në shkurt të vitit 2024, me aksionerë Donald Veshaj dhe Glenis Çobo. Pak muaj më vonë, në dhjetor të atij viti, në kompaninë “DGC” shtohet si ortak shoqërië “Anchor Invest”, me ortakun më të rëndësishëm Ardi Kollçaku.

“DGC”, tashmë me tre ortakë, aplikoi për kullën 33 kate në Vlorë. Por, ndërkohë që pritet të mësohet nëse kjo leje është miratuar nga Rama, ortaku kryesor i kompanisë investiture të kullën 33 kate në Vlorë, “Anchor Invest”, po përballet me disa siklete penale.

Në foto: Ardi Kollçaku, ortaku themelues i “Anchor Invest” shpk

Dy ortakët e saj kryesorë, Ardi Kollçaku dhe Albi Shyti, kanë qenë pak ditë më parë subjekt i kontrollit nga ana e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në kuadër të një hetimi që po zhvillon Prokuroria e Posaçme (SPAK) për trafik narkotikësh ndaj një grupi të strukturuar kriminal shqiptar që ka trafikuar tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

Grupi i kokainës Aliaj-Bibaj

Në 16 Qershor 2026, Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arreste për disa persona, të dyshuar për “trafik narkotikësh” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “pastrim parash”.

Sipas Prokurorisë, grupi i udhëhequr nga një personazh aspak publik, Salvator (Shpëtim) Aliu, dyshohet se ka trafikuar sasi të konsiderueshme lëndër narkotike kokainë nga Ekuadori e vende të tjera të Amerikës së Jugut drejt Belgjikës, Hollandës, Italisë e Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, SPAK-un deklaroi se anëtarët e grupit, të identifikuar si “Aliu-Bibaj”, kanë transferuar në mënyrë të paligjshme dhe kanë pastruar shumë të mëdha parash në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

“Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personat nën hetim, orientonin që kompanitë të shfaqeshin fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash. Në këtë mënyrë, do të “justifikonin” sërish flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit”, thotë Prokuroria e Posaçme.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Prokuroria ka sekuestruar një numër shumë të lartë pasurish të paluajtshme të “Aliu Road House” në pronësi të Isa Aliut, vëllait të Salvator Aliut, vila e godina në pronësi të “Altea Invest”, në pronësi të vëllezërve Shpëtim, Sokol e Nikoll Bibaj, si edhe në emër të disa shoqërive të tjera të lidhura me ta.

Paralelisht, Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle e verifikime edhe në subjekte të tjera private, të cilat rezulton se kanë kryer marrëveshje bashkëpunimi me shoqëritë e lidhura me grupin kriminal.

Në listën e kontrollit, siç mëson “Boldnews.al”, kanë qenë edhe kompanitë “Anchor Invest”, “Anchor Beton”, si edhe pronarët e administratorët e tyre, Ardi Kollçaku e Albi Shyti.

 “Anchor Invest”, kulla e resorte me “grupin e kokainës”

Prokuroria e Posaçme ka evidentuar se në janar të vitit 2022, kompania “Altea Invest” e vëllezërve Bibaj, ka shprehur interes për të bashkëpunuar dhe investuar me 25 përqind (kontribut në para) për ndërtimin e vilave në kompleksin rezidencial “Astoria Rezidence”, në zonën e Mjull Bathores, në Tiranë.

Në foto: Kompleksi “Astoria Residence” në Mjull Bathore, Tiranë

Ky kompleks është ndërtuar nga shoqëria “Anchor Invest”, me pronarë e administrator Ardi Kollçaku e Albi Shyti, të cilët kanë investuar me 50 përqind, si edhe kanë marrë përsipër procedurat ligjore dhe nxjerrjen e lejeve përkatëse.

Prokuroria e Posaçme, në një njoftim zyrtar, deklaroi se janë vendosur nën sekuestro “pasuri të paluajtëshme ne kompleksi rezidencial vilash në zonën e Mjull Bathores Tiranë, në “Astoria Residence”, të regjistruara në emër të “Altea Invest” të vëllezërve Bibaj, të dyshuar si pjesë e “grupit të kokainës.

Kulla 34 kate “Tirana Tower”

Bashkëpunimi ndërmjet “Anchor Invest”, e themeluar nga Ardi Kollçaku dhe kompanisë “Altea Invest” të familjes Bibaj, është shtrirë edhe në bashkëpunimin për ndërtimin e një kulle 34 kate të lartë, në rrugën “Xhanfize Keko”, në kryeqyteti, të quajtur “Tirana Tower”.

Në 8 Mars 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi “Lejen e ndërtimit për objektin ‘Strukturë banimi dhe shërbime 1, 8, 9, 33, dhe 34 kate dhe 4 kate nëntokë, në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë”, me subjekt zhvilluar shoqërinë “Anchor Invest”.

Në foto: Leja e ndërtimit për kullën “Tirana Tower”, firmosur nga kryeministri Edi Rama

Rreth një vit para lëshimit të kësaj leje, në janar 2022, kompania “Altea Invest” e vëllezërve Shpëtim, Nikoll e Sokol Bibaj, (në atë kohë quhej “Bilali” shpk), ka shprehur interesin për të bashkëpunuar dhe investuar me 25 përqind (kontribut në para) për ndërtimin e kompleksit të banimit në rrugën “Xhanfize Keko”, i emërtuar “Tirana Tower”.

Me një marrëveshje të nënshkruar në Shkurt 2024, pra pasi ishte miratuar leja e ndërtimit me firmën e kryeministrit Edi Rama, kompania “Altea Invest” e familjes Bibaj kërkon dhe porosit tek “Anchor Invest” e themeluar nga Ardi Kollçaku, rezervimin dhe ndërtimin e disa pasurive të paluajtshme të llojit apartament, dyqane e poste parkimi tek “Tirana Tower”.

Në foto: Projekti i kullës 34-kate, “Tirana Tower”

Sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit, kompania “Altea Invest” e vëllezërve Bibaj do të kontribuonte financiarisht në shumën 659 milionë lekë të reja ose pak më shumë se 6.5 milionë euro. Sipas tekstit të Marrëveshjes, “Altea Invest” ka paguar 66.7 milionë lekë të reja ose më shumë se 650 mijë euro, në momentin e nënshkrimit të saj.

Prokuroria e Posaçme deklaroi zyrtarisht se, në vijim të hetimeve për grupin e dyshuar kriminal, ka vendosur nën sekuestro “32 apartament, 6 njësi tregtare /zyra dhe 52 parkime tek Godina e banimit dhe shërbime me 1,8, 9 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë me vendndodhje në rr. Xhanfize Keko, Tiranë”, pra tek kulla “Tirana Tower”.

LEXO EDHE:

Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës

Lejet e Ramës/ Beton dhe kokainë, albumi luksoz i resorteve të grupit “Aliu-Bibaj” nga Tirana në Dhërmi

Marrëveshja 40 mln euro me Redi Pezën, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi “Porto Lalzi” në Hamallaj

Goditet grupi i Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit, trafikuan 50 tonë kokainë! 10 masa sigurie, sekuestrohen pasuri me vlerë 150 mln €

Etiketa: Ardi KollçakuAstoria ResidenceDonald VeshajEdi Ramaisa aliuNikoll BibajSalvator AliuSokol Bibaj“Anchor Invest” shpk“Tirana Tower”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Televizioni zviceran: Rama gjithnjë e më autokrat! Atje i kërkojnë dorëheqjen, këtu te ne bën ekspozita

11:57 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Rama manipuloi shpenzimet për NATO-n”/ De Telegraaf: Zhvillimi i samitit në Shqipëri mund të anulohet

10:55 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Dorëzoni mandatet”/ Protestuesit bllokojnë deputetët te Kuvendi: Ju erdhi fundi!

19:39 : 18/06/2026
AKTUALITET

Protesta e19-të kundër Ramës në Tiranë, qytetarët grumbullohen në shesh

18:46 : 18/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria drejt BE-së, por a është gati ekonomia?

17:48 : 18/06/2026
AKTUALITET

Në valën e protestave, Rama mbledh grupin e PS-së, çfarë pritet

17:36 : 18/06/2026
Para

Zbulohen granata dhe armë në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë

TË GJITHA

Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7: Më luti që të bëja foto me të

12:20 : 19/06/2026

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

12:05 : 19/06/2026

Lavrov: Europa është pranë luftës me Rusinë

12:04 : 19/06/2026

Televizioni zviceran: Rama gjithnjë e më autokrat! Atje i kërkojnë dorëheqjen, këtu te ne bën ekspozita

11:57 : 19/06/2026

I dënuar me 10 vjet burg për lidhje me klanet napolitane, shqiptari arrestohet në Maqedoninë e Veriut

11:42 : 19/06/2026

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës/ GJKKO lë në qeli 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin

11:40 : 19/06/2026

Falsifikonin diploma e dokumente kundrejt 5 mijë eurove, arrestohen 3 persona

11:26 : 19/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahis