Policia e Shtetit ka vijuar procesin e ristrukturimit të drejtuesve në rang vendi, duke ndërmarrë një tjetër valë emërimesh në disa prej komisariateve kryesore.
Ndryshimet prekin Tiranën, Vlorën, Korçën, Krujën, Lezhën dhe një sërë qytetesh të tjera, ku janë caktuar shefa të rinj komisariatesh.
Sipas vendimeve të fundit, shefat e rinj të komisariateve janë:
Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë
Florenc Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit të Vlorës
Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës
Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës
Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit
Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës
Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut
Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës
Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës
Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit
Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës
Lëvizjet vijnë vetëm pak ditë pasi Policia e Shtetit bëri ndryshime edhe në drejtimin e disa drejtorive vendore, duke emëruar drejtues të rinj në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Fier.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Ermal Muça mori drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Edvin Ndreu u emërua drejtor i Policisë së Vlorës, ndërsa Erion Ahmeti u konfirmua zyrtarisht në krye të Policisë së Fierit, detyrë të cilën e ushtronte më herët me komandim.
Ndërkohë, Ervin Hodaj vijon të drejtojë Policinë e Durrësit.













