• Kontakt
Thursday, June 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lejet e Ramës/ Beton dhe kokainë, albumi luksoz i resorteve të grupit “Aliu-Bibaj” nga Tirana në Dhërmi

09:48 : 18/06/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Salvador (Shpëtim) Aliu është një 50-vjeçar nga Elbasani, tërësisht i panjohur për opinionin publik shqiptar dhe për autoritetet policore deri para pak ditësh. Megjithatë, një hetim i Prokurorisë së Posaçme, i bazuar në materialet e përcjella nga autoritetet ndërkombëtare, e vendos emrin e Aliut në një pozicion drejtues të një grupi kriminal që dyshohet se ka trafikuar tonelata kokaine nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

Për momentin, nuk ka gjurmë që lënda narkotike të jetë dërguar edhe në Shqipëri. Por, në vendin tonë besohet se janë dërguar milionat e eurove, të cilat janë shndërruar në beton luksoz nga Tiranë, në bregdetin e Durrësit e deri në brigjet e Jonit, në perlën turistike të Dhërmiut.

Prokurorët e posaçëm identifikojnë një grup kompanish, të cilat dyshohet se kanë kryer pastrimin e parave të grupit kriminal. Në qendër të hetimit janë bizneset e lidhura me Isa Aliun, vëllain e Salvatorit, si edhe të familjarëve Nikoll, Shpëtim dhe Sokol Bibaj, si edhe të tjera kompani që kanë bashkëpunuar me to.

Lexo edhe:

Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’/ Ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit drejt Vasil Shantos, ftojnë qytetarët t’u bashkohen

“Boldnews.al” raportoi më herët për sekuestrimin e 121 vilave në resortin “Porto Lalzi”, në Hamallaj të Durrësit, të lidhura me kompaninë “Aliu Road House” të Isa Aliut. Ndërkohë, lista e pasurive të sekuestruara është më e gjatë dhe përfshin një “album luksoz”.

Albumi luksoz

Kompanitë në pronësi të Isa Aliut, “Aliu Road House” dhe “Seaview Development” janë menaxhuese të një hoteli luksoz, të pozicionuar në bregun jugor të Dhërmiut.

“Zig-Zag Resort” është mbështetur mbi një projekt të studios së njohur arkitekturore JA Joubert Architecture, e cila e ka reklamuar fuqishëm në rrjetet e saj sociale, si një ndër punët e saj më të mira.

Në foto: Projekti i “Zig Zag Resort, në Dhërmi

Struktura është parashikuar të jetë një një resort luksoz me 5 yje, me rreth 200 dhoma akomodimi. Edhe ky projekt është përfshirë në listën e pasurive të sekuestruara së fundmi.

Disko e njohur “Road House”

Pjesë e pasurive të vendosura nën sekuestro është edhe një lokal nate-disko e njohur në Elbasan, “Road House”.

Në foto: Disko Road House në Elbasan

Kjo pasuri është në pronësi të “Aliu Road House” të Isa Aliut dhe dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se është produkt i pastrimit të parave, të prejardhura nga trafiku i kokainës së grupit të drejtuar nga Salvador Aliu, Eldi Dizdari e Dritan Gjika.

Rindërtuesi

Thuajse të njëjtën kohë, në vitin 2020, kompania “Aliu Road House”, e cila e kishte nisur aktivitetin tregtar në fushën e import-eksport të mallrave ushqimore e elektroshtëpiake, regjistron në listën e nënkontraktorëve në procesin e Rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, megjithëse deri në atë moment nuk kishte në objektin e saj punime ndërtimore.

Në foto: Projektet e Rindërtimit, në të cilat është përfshirë “Aliu Road House”

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë kompania në faqen e saj të internetit, “Aliu Road House” është përfshirë si nënkontraktor në disa projekte rindërtimi, përfshirë: (1) Spitallë, Durrës – Ndërtim dhe rindërtim në zonën e prekur; (2) Projekti i Spitalit Kombëtar – Zhvillimi i infrastrukturës në sektorin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. (3) Rindërtimet e Njësive Rezidenciale në Shijak (Zona e Zhvillimit të Ri, Paketa D): Objekti 5.15, Objekti 5.16; dhe Objekti 5.17.

Projekte në Qerret e Korçë

Referuar të dhënave të publikuara nga vetë kompania, “Aliu Road House” rezulton e përfshirë edhe në disa projekte të tjera, në zonën bregdetare në Qerret, si edhe në Selitë të Tiranës, pranë Kodrës së Diellit.

Në Qerret të Kavajës, shumë pranë bregut të Adriatikut, shoqëria në pronësi formale të Isa Aliut është angazhuar në ndërtimin e disa godinave 6-katëshe, në një hapësirë rezidenciale, e cila, sipas renderit, duke e mirëkuruar.

Në foto: Projekti i “Aliu Road House” në Qerret, Kavajë (foto e marrë nga arh.al)

Gjithashtu, në Selitë të Tiranës, kompania “Aliu Road House” është angazhuar për ndërtimin e një godine rezidenciale.

Nga pamjet e godinës së përfunduar, ajo duket një ndërtesë masive, e përbërë nga rreth 4-5 objekte banimi të ngjitur me njëri-tjetrin.

Në foto: Kompleksi i pallateve në Selitë, Tiranë (foto e marrë nga arh.al)

Krahas këtyre projekteve, shoqëria “Aliu Road House” thotë se ka në zhvillim një hotel në Korçë. Godina ende nuk është ndërtuar, por nga pamjet e ofruara nga vetë shoqëria, duke një ndërtesë në formë harku dhe investimi duket luksoz.

Në foto: Projekti i “Aliu Road House” për hotel në Korçë ((foto e marrë nga arh.al)

Për momentin, nuk ka të dhëna nëse ka nisur ndërtimi i këtij hoteli dhe se në cilën fazë është zbatimi i projektit.

Leje për hotel në Jalë

Në vitin 2024, Isa Aliu, nëpërmjet kompanisë së tij “Aliu Road House”, krijon një kompani bijë, “Seavieë Development”. Me këtë subjekt të ri, Aliu aplikon pranë Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) për leje ndërtimi për një hotel në zonën bregdetare të Jalës, pranë Dhërmiut.

Në 24 Prill 2026, KKT, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kishte në rend të ditës, ndër të tjera, edhe shqyrtimin e kërkesës për “ Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel Iberostar, Resort me 5*, me 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe me 1-5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaview Development” sh.p.k.

Në foto: Rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, dt. 24 Prill 2026

Për momentin, në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), nuk është publikuar asnjë e dhënë, nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar. Megjithatë, në faqen e institucionit janë publikuar shumë vendime refuzimi, të miratuara në atë mbledhje. Aplikimi i kompanisë së Isa Aliut nuk gjendet, të paktën deri më tani, në listën e projekteve të refuzuara.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme thotë se ka vendosur nën sekuestro edhe “pasuritë e shoqërisë “Green Invest shpk”, e cila zotërohet me 50 përqind nga Isa Aliu”, si edhe “pasuritë e shoqërisë “Aliu Road House Security” shpk, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë”.

Nga një kërkim i “Boldnews.al”, rezulton se kompania “Green Invest”, me ortak Isa Aliu, ka aplikuar për leje ndërtimi në zonën e Zvërnecit, në Vlorë.

Në foto: Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, dt. 20 nëntor 2024

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ka marrë në shqyrtim në 20 nëntor 2024 kërkesën për “Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik me shtëpi pushimesh, shërbime dhe hotel”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Investment” sh.p.k.”

Redaksia bëri një kërkim në lejet e zbardhura nga KKT, por nuk u konstatua leje e zbardhur për këtë aplikim dhe nuk ka asnjë të dhënë nëse është pranuar apo është refuzuar.

Pasuritë e familjes Bibaj

Nikoll dhe Sokol Bibaj janë dy nga pjesëtarët e grupit të dyshuar kriminal, të cilët Prokuroria e Posaçme i ka shpallur së fundmi në kërkim.

Hetimi ka zbuluar se kompani të lidhura me këta dy individë janë “Altea Construction” dhe “Altea Invest”, në pronësi të Shpëtim Bibaj. SPAK-u thotë se “janë vënë nën sekuestro pasuritë e këtyre dy subjekteve, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë”.

Në foto: Leje ndërtimi për hotelin e “Altea Construction” në Dhërmi

Kompania “Altea Invest” rezulton se ka përfituar një leje ndërtimi për hotel në Dhërmi, me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Këshilli Kombëtar i Territorit, me vendimin nr.29, datë 17 mars 2021, ka miratuar “Leje ndërtimi për strukturë hoteliere me 1, 2 ,3, 4 dhe katër kate nëntokë, në Dhërmi, bashkia Himarë”, me zhvillues “Altea Invest”. Kompania është krijuar nga Nikoll Bibaj në vitin 2020 dhe më pas aty është shtuar si ortak edhe Shpëtim Bibaj.

Familja Bibaj zotëron gjithashtu edhe një hotel luksoz në Tiranë, “Elisa”, e lidhur me brandin e njohur “Melia”.

Në foto: Hotel “Elisa Tirana”, i vendosur nën sekuestro

Edhe ky hotel është vendosur nën sekuestro, në kuadër të hetimeve për grupin kriminal që dyshohet se ka trafikuar tonelata kokainë dhe ka krijuar një skemë masive pastrim parash në Shqipëri.

“Është vendosur nën sekuestro objekti “Hotel Elisa Tirana”, afilated by Melia “Strukturë Hoteleri 2, 4, 5, 8 dhe 10 kat ne 3 kat nëntokë në adresë në rrugën e Dibrës” Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme.

Familja Bibaj, nëpërmjet kompanisë “Altea Construction” zotëron edhe shoqërinë e ndërtimit “S.T.N.P.M sha”.

Të dhënat nga burimet e hapura tregojnë se ky subjekt ka siguruar, më së paku, leje ndërtimi për “Godinë banimi dhe shërbime me 2, 5, 7 dhe 9 kat parkim nëntoke, në rrugë ‘Ali Visha’, në Tiranë.

Në foto: Leja e ndërtimit për pallatin në Tiranë e kompanisë “S.T.N.P.M sha”

Prokuroria e Posaçme thotë se ka vendosur nën sekuestro “kuotat e shoqërisë “S.T.N.P.M sha”, me seli qendrore në Tiranë, në masën 50 % , të cilat i përkasin ortakut Shpëtim Bibaj, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë në masën 50 %”

Ndërkohë, familja Bibaj zotëron edhe një kompani, “F&XH Cons, e përfshirë në aktivitete turistike. Edhe për këtë kompani, SPAK-u thotë se ka vendosur nën sekuestro “pasuritë e shoqërisë “F$Xh invest shpk” sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë”.

Sekuestro e pasurive të tjera

Krahas pasurive më lart, Prokuroria e Posaçme thotë se ka vendosur nën sekuestro edhe një numër të konsiderueshëm vilash e godinash, për të cilat dyshon se janë pasuri të grupit kriminal, të krijuara nëpërmjet fitimeve të paligjshme nga trafiku i drogës.

Në njoftimin zyrtar, SPAK rendit këto pasuri, për të cilat nuk lejohet tjetërsimi.

Sipas prokurorisë, janë vendosur nën sekuestro “vila në kompleksin Altrea Rezidence, Tiranë; Vile ne Diamond Hill; Vila dhe njësi shërbimi në “Braca rezidence Diamond Hill”, në Durrës”;

Në foto: Kompleksi “Astoria Residence”, në Mjull-Bathore, Tiranë, ku janë sekuestruar vilat e grupit “Aliu-Bibaj”

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme njpfton se janë vendosur nën sekuestro, si pasuri të dyshuara se janë krijuar nga trafiku i kokainës edhe “ndërtesa në kompleksi rezidencial vilash në zonën e Mjull Bathores Tiranë, në “Astoria Residence; 32 apartament, 6 njësi tregtare /zyra dhe 52 parkime tek Godina e banimit dhe shërbime me 1,8, 9 dhe 34 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë me vendndodhje në rr. Xhanfize Keko, Tiranë; 2 objekte banimi 2 dhe 3 kate me 2 dhe 3 kate nëntokë (banim dhe parkim) me mur rrethues, rr. “Herman Gmainer”; si edhe disa pasuri të paluajtëshme në Godinë banimi dhe shërbime 2,5,7 dhe 9 kate me 2 kat parkim nëntokë” Rr. Ali Visha Njësia  2, Tiranë”.

LEXO EDHE:

Marrëveshja 40 mln euro me Redi Pezën, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi “Porto Lalzi” në Hamallaj

Goditet grupi i Dritan Gjikës dhe Eldi Dizdarit, trafikuan 50 tonë kokainë! 10 masa sigurie, sekuestrohen pasuri me vlerë 150 mln €

Etiketa: Altea ConstructionDhermidritan gjikaEldi Dizdariisa aliulalezleje dnertimiNikoll Bibajpastrim parashShpëtim AliuSokol BibajTiranetrafik droge“Aliu Road House”“Hotel Elisa Tirana”“Seaview Development”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’/ Ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi

22:24 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit drejt Vasil Shantos, ftojnë qytetarët t’u bashkohen

21:51 : 17/06/2026
AKTUALITET

Goditet një tjetër skemë mashtrimi me call center në Tiranë, 7 të arrestuar (Emrat)

16:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Nga Berlini drejt Tiranës”/ Aktivistja paralajmëron përshkallëzim të protestave

16:15 : 17/06/2026
AKTUALITET

Ky është Isa Aliu, personi që pastroi 30 mln euro të vëllait të tij, ‘kumbarit’ të kokainës

15:40 : 17/06/2026
AKTUALITET

EMRAT dhe PAMJET e takimit në Aruba/ Biseda për kokainë, investime në resorte dhe biznes në Shqipëri

14:33 : 17/06/2026
Para

SPAK e hetoi për abuzime me tenderat, Jonaid Myzyri zëvendëson Arlinda Pogajn në krye të OBP-së

TË GJITHA

Gërmimet zbulojnë mozaikë të një faze të hershme të Bazilikës së Elbasanit

12:04 : 18/06/2026

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në GJKKO për seancën gjyqësore

12:02 : 18/06/2026

Clinton: Kandidimi i dytë i Biden për president ishte një gabim i rëndë

11:58 : 18/06/2026

“Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”/ Pse mungoi Arbana dhe Edi në festën e Ferma Vip?!

11:39 : 18/06/2026

Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhin, ja arsyeja

11:38 : 18/06/2026

SPAK zbarkon në Devoll, kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP dhe ish-drejtorit të policisë bashkiake

11:36 : 18/06/2026

Gjiknuri debat me Berishën, kreu i PD: Dil këtu dhe bëj be që s’ke qenë në Aruba

11:31 : 18/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomholiganbetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş