Pas ‘flamingove’, protestës para kryeministrisë i janë bashkuar edhe një tufë dhish.
Duke mbajtur në duar një gardh rrethues, protestuesit lëvizin bashkë me dhitë.
Jashtë gardhit varen edhe posterë me shprehjet “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria”, “Ndaloni ekocidin”, “Jemi protestuese strategjike”, “Nuk aspirojmë për politikë, duam vetëm ujë në lumë”, “Dhitë bashkohen me flamingot”, etj.














