Protesta masive e qytetarëve, e nisur fillimisht me mbrojtjen e Zvërnecit dhe tashmë e shtrirë me kërkesa për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen edhe të vizitorëve të huaj në Shqipëri.
Në ditën e 17-të të protestës, e cila nisi nga grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, një grup turistësh iu bashkuan qytetarëve të pranishëm.
Ata mbanin me vete flamurin kuqezi, si dhe simbole të improvizuara si flamingo, duke u bërë pjesë e atmosferës së krijuar në protestë.














