• Kontakt
Tuesday, June 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Aksidentoi për vdekje Gëzim Muçajn, si gjykata liroi pas tre ditësh autorin

21:05 : 16/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Gara për drejtimin e Partisë Demokratike, gjykata e Tiranës refuzon Evi Kokalarin

Zhvati 50 mln € përmes Call Center-ave, shpallet në kërkim Granit Pepnika

Emisioni Fiks Fare

Një nënë denoncon me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë të cilat kanë liruar nga burgu personin që i aksidentoi me vdekje djalin e vetëm, i cili kishte ardhur në jetë pas 6 motrave.

Pashame Muçaj tregon për emisionin invetigativ Fiks Fare se veprimet e policisë, prokurorisë dhe gjykatës kanë qenë të mangëta për aksidentin e datës 17 shkurt 2025, ku në afërsi të Qafës së Kasharit, në autostradën Tiranë – Durrës, ka humbur jetën djali i saj Gëzim Muçaj.

Pas shumë ditësh në koma, ndërroi jetë në spital edhe Ervin Qiro. Në aksident u plagos rëndë Shkëlqim Doçi, i cili edhe sot e kësaj dite, ka dëmtime të rënda shëndetësore. Ai ka qëndruar rreth 40 ditë në gjendje kome dhe më pas 18 ditë të tjera në pavion pas zgjimit në koma. Personi i katërt që u godit është Eduart Pipa, i cili pësoi fraktura të mëdha në këmbë. Ndërkohë, autori i aksidentit, Ismail Laçe, është liruar pas 72 orësh nga Gjykata e Tiranës, pasi “ishte 69 vjeç, pensionist, me tension dhe kishte bashkëshorten e sëmurë”. Ai është hetuar dhe tani po gjykohet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Mua më është aksidentuar djali 27 vjeç dhe ai që e shtypi është brenda në shtëpi dhe djali im është duke u kalbur në tokë. Nuk e di kush e ka nxjerrë pa dhënë asnjë lloj të drejtë, se unë edhe mund të bëj vetëgjyqësi. Atë ditë djali iku për të marrë punëtorët dhe në rrugë i është bllokuar timoni. Më pas ka ardhur tjetri me shpejtësi dhe i dehur. Kanë qenë 4 vetë, 2 të vdekur dhe 2 të aksidentuar me plagë. Djali im ndërroi jetë në vend. Ka pasur dhe një viktimë tjetër nga aksidenti, shoku djalit”, thotë Pashame Muçaj.

Sipas saj, autori quhet Ismail Laçe, i cili ishte me automjet tjetër. “Ka qenë me shpejtësi dhe e ka vrarë. Mua nuk më lajmëruan për hetimet, vetëm kur më prunë një letër dhe kam shkuar në gjyq dhe më thanë se autori është në shtëpi pa dhënë asnjë deklaratë. Autori ishte liruar dhe qëndronte në arrest shtëpie. E kanë mbajtur 72 orë dhe e kanë liruar dhe s’e dimë çfarë fytyre ka. Ne nuk kemi nënshkruar as që e falim asnjë gjë, asnjë deklaratë” shton e moshuara.

Më pas tregon ditën fatale, ku humbi jetën djali i saj, që kishte ardhur në jetë pas 6 motrave. “Ngjarja ka ndodhur në orën 5 pa çerek, vetëm kur më kanë marrë në telefon. Kam shkuar në Spitalin Ushtarak dhe e kam gjetur të vdekur. Ai ka qenë vëllai i 6 motrave, djalë i vetëm. Babanë e ka të sëmurë, vetëm unë dhe ai kemi ngel, me pensione minimal me ato jetojmë ne. Ai na mbante s’kishte kush t’na mbante. Atë ka pasur nëna” thotë e moshuara dhe më pas fillon të qajë. “Unë kërkoj vetëm drejtësi dhe ai të rrijë në shtëpi dhe djali im të kalbet. Unë kërkoj drejtësi mos ta bëj vetëm drejtësinë. Ai është liruar për 3 ditë, asnjë s’më lajmëroi. Ne e dinim që ishte në burg dhe jo në arrest shtëpie” përfundon ajo.

Fiksi bisedoi edhe me motrën e viktimës, Flutura Muçaj, e cila thotë se vëllai i saj ka ndërruar jetë në vendngjarje. “Kishte goditje në kokë. Ne s’kemi pasur asnjë informacion nga hetimet. Shkoja te prokuroria dhe më thonin s’kanë mbaruar hetimet. Tani na erdhi një letër në shtëpi. Gjithmonë më thonin është brenda në burg autori. Kur kishim gjyqin në datën 2 qershor shkuam dhe mësuam që autori është liruar. Kishte ndëjtur vetëm 3 ditë brenda”, thotë ajo.

Sipas saj, nga hetimet rezultoi se fajtor ishte autori i cili kishte konsumuar alkool dhe lëvizte me shpejtësi. “Të ketë 2 të vdekur e 2 të plagosur e të rrijë në shtëpi, është diçka absurde. Ngjarja ka ndodhur përballë patentave, në autostradën Tiranë – Durrës. Kam shkuar te Policia Rrugore dhe s’na është dhënë asnjë gjë. Pamjet filmike më kanë thënë se i kanë dorëzuar në prokurori. Edhe sendet personale i janë dorëzuar një tjetër personi. I kam gjetur një pas një, i kam gjetur gjysmat, gjysmat kanë ikur”, shton ajo.

Në fund, ka vetëm një kërkesë. “Ne kërkojmë drejtësi, s’i kemi askujt borxh. Nëse shteti s’bën drejtësi shteti, do e bëjmë vetë. Nëse bën një mur pa leje qëndron 3 vite në burg, të vrasësh 4 vetë rri në shtëpi” përfundon Flutura.

Fiks Fare ka analizuar dosjen e aksidentit të datës 17 shkurt 2025, me 2 viktima dhe 2 të plagosur rëndë. Në vendngjarje humbi jetën Gëzim Muçaj, i cili erdhi në jetë pas 6 motrave! Pas shumë ditësh në koma, ndërroi jetë në spital edhe Ervin Qiro. Në aksident u plagos rëndë Shkëlqim Doçi, i cili edhe sot e kësaj dite, ka dëmtime të rënda shëndetësore. Djali i tij ka dëshmuar se Shkëlqimi ka pësuar frakturë të kafkës, hemorragji cerebrale, edemë në tru dhe dëmtime në fytyrë me çarje në pjesën e faqeve.

Ai ka qëndruar rreth 40 ditë në gjendje kome dhe më pas 18 ditë të tjera në pavion pas zgjimit në koma. Aktualisht gjendja e tij paraqitet shumë e rëndë, pasi nuk është i vetëdijshëm dhe nuk është në gjendje të kryejë vetë nevojat personale.

Personi i katërt që u godit është Eduart Pipa, i cili pësoi fraktura të mëdha në këmbë. Eduarti ka deklaruar se ata po udhëtonin drejt Palasës në Himarë, ku punonin pranë një firme ndërtimi, ku në afërsi të Qafës së Kasharit, mjeti i tyre ka dalë jashtë rruge, si pasojë e punimeve për ndërtimin e autostradës Tiranë – Durrës. Më pas, një mjet Benz, i drejtuar nga autori Ismail Laçe, ka lëvizur me shpejtësi duke i goditur të katërt. Në dosje shkruhet se autorit i është bërë testi i alkolit dhe ka rezultuar “nën ndikimin e alkolit”.

Në datën 19 shkurt 2025, Laçe ka dalë para Gjykatës së Tiranës, ku ndaj tij është caktuar çuditërisht masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjykata pranoi argumentet e avokatëve se është i moshuar, i padënuar, i martuar, kryefamiljar, baba i një fëmijë, 70 vjeç, pensionist, me tension të lartë dhe ka bashkëshorten të sëmurë.

Pas më shumë se 1 viti nën hetim, dosja është dërguar në gjykatë. Në dosje rezulton mjaft qartë se autori, Ismail Laçe, kishte konsumuar alkol në masën 0.20 mg/l. Në masën e sigurisë, gjykata shkruan se nuk mund ta konsiderojë “nën efektin e alkoolit”, pasi duhet të kishte pirë më shumë!

Janë bërë ekspertiza, ku ka rezultuar se shpejtësia e mjetit ka qenë 90 km në orë, ndërkohë që në një rast shkruajnë se shpejtësia mund të ketë qenë nga 80 deri në 100 km në orë, pra mbi kufirin e lejuar. Shpejtësia e lejuar në atë segment ka qenë vetëm 40 km në orë.

Në fund, ekspertët autoteknikë kanë përcaktuar se “shkeljet e shtetasit Ismail Laçe përbëjnë shkakun determinant teknik të ndodhjes së këtij aksidenti”. Por, përpos shkeljeve të shumta që shkaktuan 4 viktima, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë, sërish autori u hetua dhe po gjykohet i lirë!

Etiketa: aksident me vdekjeGëzim Muçajgjykata e tiranes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për drejtimin e Partisë Demokratike, gjykata e Tiranës refuzon Evi Kokalarin

11:33 : 20/05/2026
AKTUALITET

Zhvati 50 mln € përmes Call Center-ave, shpallet në kërkim Granit Pepnika

16:59 : 18/05/2026
AKTUALITET

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së/ Gjykata refuzon Meremen

11:10 : 13/05/2026
AKTUALITET

Kush ia ka premtuar Flamur Kapllanit postin e Kryetarit të Gjykatës?

15:42 : 06/05/2026
AKTUALITET

Sekuestrohet kompania “EURO-BETON 2005″, QKB urdhërohet të bllokojë asetet: Dyshime për pastrim parash

19:50 : 01/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 6 kompanive të ndërtimit

10:07 : 15/04/2026
Para

Robert Aliaj shpërthen ndaj ministrave: S’keni këllqe e b*le, dilni e flisni

TË GJITHA

‘Pse qëndroni kur s’jeni dakord?!’, Alimehmeti përplaset me deputeten socialiste

22:21 : 16/06/2026

OKB: 58 shtete dhe territore janë të kontaminuara nga minat tokësore

22:12 : 16/06/2026

SPAK sekuestron 150 mln euro, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri

22:05 : 16/06/2026

“O tradhtar jep dorëheqjen sa më parë”/ Ja si u prit sot Rama në Berlin (VIDEO)

21:56 : 16/06/2026

As alarm, as dalje emergjence: si jetojnë studentët në konviktet e Qytetit Studenti

21:44 : 16/06/2026

Habit deputetja socialiste: Nuk ka arsye pse Rama të japë dorëheqjen!

21:34 : 16/06/2026

Studentja: Ka ardhur koha për një alternativë të re politike

21:24 : 16/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelerromabetzirvebetgalabetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişgrandpashabet giriş