Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj 19 personave, lidhur me marshimin e një nate më parë që mijëra protestues zhvilluan nga qendra e qytetit në drejtim të zonës së Rinasit.
Sipas bluve të Tiranës, procedimi ka nisur ndaj shtetasve e iniciale G. P., 36 vjeç; A. Ll., 29 vjeçe; A. Ll., 27 vjeçe; I. F., 32 vjeç; E. H., 33 vjeç; A. K., 46 vjeç; F. Rr., 28 vjeç; V. D., 29 vjeç; O. B., 21 vjeç; D. L., 57 vjeç; L. N., 20 vjeç; A. K., 29 vjeç; A. M., 23 vjeç; T. M., 24 vjeç; K. Z., 22 vjeç; B. P., 34 vjeç; Gj. N., 39 vjeç; L. K., 33 vjeçe; I. M., 24 vjeçe, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Sipas policisë, gjatë protestës, disa organizatorë dhe pjesëmarrës dyshohet se kanë bërë thirrje për zhvendosje të tubimit nga zona pranë Sheshi Skënderbej dhe godinës së Kryeministrisë, në drejtim të Rinasit, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit rrugor dhe pengim të lëvizjes së qytetarëve.














