Një vatër zjarri është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre dhe barishte pranë bllokut të banimit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke rritur rrezikun për zonën përreth.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje me dy automjete zjarrfikëse, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e rrezikut për banesat pranë. Situata po monitorohet nga afër nga ekipet në terren.














