• Kontakt
Friday, June 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

12:51 : 12/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Më 28 maj 2026, një notere ngjiti shkallët e Prokurorisë së Posaçme për të dëshmuar mbi disa kontrata për shitblerjen e tokave në zonën e Zvërnecit- aty ku pritet të ndërtohet një resort masiv i prezantuar fillimisht nga Jared Kushner – dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Përballë oficerëve të Policisë Gjyqësore, noterja pranoi fillimisht që t’i kontrollohej telefoni, por më pas u pendua. Megjithatë, nga këqyrja e pjesshme u përftuan mesazhe dhe dokumente që hedhin dritë mbi një skemë të dyshuar pastrimi parash pas transaksioneve me tokat në Zvërnec, të cilat përfshijnë një rrjet personash të hetuar më parë, avokatë dhe ndërmjetës.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme për autorizime kontrolli, transaksionet me tokat dyshohet të jenë lehtësuar gjithashtu nga persona të lidhur me kompaninë “Kastrati Group”.

Vendimi i gjykatës shpjegon se nga nëntori 2025 deri në maj 2026 u nënshkruan një seri kontratash shitblerjeje me një vlerë totale prej 211 milionë euro – përmes së cilës pronësia e tokës në gjurmët e projektit transferohej nga Artur Shehu dhe personat e lidhur me të drejt kompanisë “Albania Land Development” në pronësinë e dy vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat – të prezantuar si investitorë të projektit.

Gjatë këtyre transaksioneve të ngutshme, çmimet e pronave u rritën me 22 herë – çka e ka shtyrë Prokurorinë që të hetojë një skemë të mundshme të pastrimit të parave në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Lexo edhe:

Gazetarja i nxjerr lejen për Zvërnecin, Ramën nuk e mbajnë nervat, ndërpret intervistën në Top Channel

E rëndë në Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari

Planet kontroverse për ndërtimin e një resorti masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë kanë nxjerrë dhjetramijëra shqiptarë në protesta të përditshme prej 31 majit në Shqipëri dhe diasporë me kërkesa për anulimin e projektit dhe dorëqjen e kryeministrit Edi Rama.

Rama i ka zhvlerësuar protestat dhe ngulmon se projekti do të bëhet, ndërkohë që ka mohuar ekzistencën e një projekti përfundimtar.

Sipas dokumenteve gjyqësore, një sipërfaqe prej mbi 1 milion metra katrorë në zonën kadastrale 3951 në emër të Artur Shehut u vlerësua fillimisht me 5.5 milionë euro në nëntor 2025, por u shit pesë muaj më vonë me një çmim prej 122 milionë eurosh. Të tjera parcela të vlerësuara fillimisht me 300 mijë euro, u shitën për afro 19.2 milionë euro me një rritje prej 64 herësh brenda pak muajsh.

Këto të dhëna dhe bisedat e shtynë SPAK të kërkonte nga Gjykata leje për kontroll të zyrave dhe shtëpive për 7 persona, përfshi persona të lidhur me Artur Shehun dhe Redi Strugën – i pari i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe i dyti, një nga figurat kyçe në transaksionet e tokave si administrator i kompanisë “Albania Land Development”.

Prokuroria e Posaçme nuk ka komentuar mbi hetimin, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokuroria kishte sekuestruar paratë e transferuara nga investitorët e huaj në Shqipëri për shkak se po hetonte mbi pretendimet e pronësisë.

Kompania “Kastrati Group” nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në publikimin e shkrimit.

Transferta aksionesh dhe pronash

Tokat në Zvërnec janë prej dy dekadash objekt i konflikteve gjyqësore mes banorëve të zonës, që pretendojnë se i kanë përfituar ato përmes Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, (AMTP) dhe Artur Shehut – një figurë kontroverse me origjinë nga Vlora që jeton prej dy dekadash në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Një sipërfaqe më e vogël toke rezulton në emrin e Ferdinant Sulajt, trashëgimtar i familjes Shehu dhe sipërfaqe të tjera janë tjetërsuar në emër të Pullumb Petritajt, ish-avokat i familjes në proceset e gjata gjyqësore.

Tokat janë regjistruar në Kadastër bazuar mbi një vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, i prishur më pas nga Gjykata e Lartë. Në vendimin e qershorit 2024 të Gjykatës së Lartë referohet se disa prej dokumenteve të përdorura gjatë proceseve gjyqësore kanë rezultuar të falsifikuara.

Në fillim të vitit 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama ka miratuar dy leje zhvillimi dhe një leje për përgatitje kantieri në pranverën e vitit 2025, por asnjëra prej tyre nuk është zbardhur.

Lejet e zhvillimit iu dhanë kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”, fillimisht e regjistruar offshore si trust në Holandë nën pronësi të panjohur dhe prej 7 majit 2026, nën zotërimin e kompanisë së regjistruar në Doha të Katarit, “Sazan Development Holding LLC” me aksionerë dy vëllezërit Al Khayyat dhe dy kompani të tjera të regjistruara në Luksemburg dhe Delaëare të Shteteve të Bashkuara – gjithashtu zona offshore.

Sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, blerësi kyç i tokave në zonën ku pritet të shtrihet projekti është biznesmeni Redi Struga – themelues i kompanisë “Albania Land Development” që tashmë zotërohet nga vëllezërit Al Khayyat. Por Struga rezulton gjithashtu një nga shitësit e mëdhenj të tokës përmes kompanisë së tij “South Adriatic Development”, e cila zotëronte 1.2 milionë metra katrorë në zonë.

Dokumentet e hetimit paraprak tregojnë transaksione mes kompanisë “South Adriatic Development” më cilësinë e shitësit dhe “Albania Land Development” si blerës – të dy kompani të administruara nga Struga, të cilat kanë pasur gjithashtu shumëfishim të çmimit brenda një kohe të shkurtër.

Sipas kontratës së premtim- shitjes mes dy kompanive, në nëntor 2025 toka është vlerësuar për 6.4 milionë euro, ndërkohë që kontrata finale e shitjes ka një çmim prej 70 milionë eurosh; ku vlera fillestare e 6.4 milionë eurove cilësohen si parapagim.

Negociata në prapaskenë

Edhe pse transaksionet me pronat janë kryer në emër të kompaninë “Albania Land Development” të administruar nga Struga, dy dëshmitarë deklaruan në Prokurori se në prapaskenë vepruan edhe persona të lidhur me grupin “Kastrati”.

Sipas dokumentit që BIRN disponon, noterja dhe djali i njërit prej pronarëve pretendues të tokës dëshmuan në prokurori se bisedimet për tjetërsimin e tokave u lehtësuan nga persona të prezantuar si të lidhur me konglomeratin Kastrati.

Dëshmitë hedhin dritë mbi një skemë ku, përtej letrave zyrtare, palët negocionin asete të padeklaruara. Në njërin prej rasteve, dëshmitari tha se priste të merrte në këmbim të tokës në Zvërnec apartamente dhe garazhe në vlerën e 2 milionë eurove, ndërsa kishte marrë si parapagim nga kompania “Kastrati” një makinë S Class në vlerën e 220,000 euro, e cila do të shlyhej pas kalimit të parave nga shitja e pronave.

Në një dëshmi të dytë, noterja që kreu transaksionet deklaroi se ishte punësuar për të lidhur kontratat mes palëve nga punonjës të “Kastrati Group”, por pretendoi se bisedat me ta ishin fshirë nga telefoni i saj.

Gjithsesi, këqyrja e pjesshme e telefonit të saj zbuloi biseda me avokatin Enkes Hysendhima, i cili e udhëzonte noteren se si të justifikohej origjina e sipërfaqeve masive të tokës në prag të shitjes.

Hysendhima është avokat dhe një nga shumë emrat e lidhur me Artur Shehun dhe me çështje të hetuara dhe gjykuara në lidhje me tjetërsime pronash në jug të vendin, por ai nuk rezulton i dënuar.

Sipas vendimit të Gjykatës, ai është një nga personat ku janë kryer kontrolle në kërkim të provave të tjera, së bashku me Pullumb Petritajn dhe fëmijët e tij, një kompani të Artur Shehut dhe kontroll personal dhe në ambientet e biznesit të Redi Strugës. /BIRN

Etiketa: hetimepastrim parashspakZvernec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetarja i nxjerr lejen për Zvërnecin, Ramën nuk e mbajnë nervat, ndërpret intervistën në Top Channel

15:17 : 12/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari

15:04 : 12/06/2026
AKTUALITET

Trafik droge e pastrim parash/ SPAK godet grupin e biznesmenëve, sekuestrohen miliona euro pasuri (EMRAT)

13:28 : 12/06/2026
AKTUALITET

LISTA/ Apartamente, vila e llogari bankare, pasuritë e sekuestruara të vëllezërve “Koçeku” dhe Ilir Shtufit

13:02 : 12/06/2026
AKTUALITET

Trafik kokaine e pastrim parash, dalin EMRAT e 20 biznesmenëve të goditur nga SPAK

12:31 : 12/06/2026
AKTUALITET

Kush janë vëllezërit Koçeku të kërkuar nga SPAK, ‘krerët’ e grupit të trafikut të drogës

11:54 : 12/06/2026
Para

LISTA/ Apartamente, vila e llogari bankare, pasuritë e sekuestruara të vëllezërve "Koçeku" dhe Ilir Shtufit

TË GJITHA

Kadastra “zgjohet” për zgjedhje, regjistrimi i titujve të tokës bujqësore rekord në 2025

15:28 : 12/06/2026

Ish-ministrja i kthen shpinën Ramës: Nuk marr medalje nga antimitingu i korrupsionit

15:24 : 12/06/2026

Gazetarja i nxjerr lejen për Zvërnecin, Ramën nuk e mbajnë nervat, ndërpret intervistën në Top Channel

15:17 : 12/06/2026

E rëndë në Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari

15:04 : 12/06/2026

Termometri deri në 35 gradë! Si pritet të jetë moti në fundjavë dhe javën që vjen

14:52 : 12/06/2026

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qukës, një i plagosur

14:37 : 12/06/2026

Mijëra shqiptarë i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Ça problemi ka?! Protestat nuk janë matje force

14:28 : 12/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusukavbetcasibomgrandpashabetcratosroyalbet girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetHiltonbetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis giriş