• Kontakt
Friday, June 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zyra te Ringu dhe në ish-Bllok/ Zbulohen 2 pikat e Call Centera-ve të turkut Veysel Sahin në Shqipëri

09:11 : 12/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Veysel Sahin është një nga individët më të dyshimtë që operon në sektorin e Call Centerave në Shqipëri, apo në rrjetin ndërkombëtar të pastrimit të parave, teksa deri më tani institucionet ligjzbatuese vetëm sa e kanë vëzhguar nga larg, duke mos kryer asnjë operacion apo hetim, duke qenë se lidhjet e tij janë deri sipër në qeveri.

Vox News ka raportuar në vijimësi për këtë rrjet të madh që vepron në Shqipëri, teksa turku është një personazh i kërkuar në vendlindje, ndërkohë që para disa javësh iu bllokuan dhe sekuestruan plot 500 milionë USD.

Dyshimet janë se “Veseli” ka krijuar një rrjet të gjerë në vendin tonë, ku erdhi fillimisht me mashtrimet me bursa, në stilin e Call Centerave, ndërkohë që tani po synon edhe bastet online, aq sa ka futur në lojë një “mal me para”. Janë para’ që nxirren çdo ditë nga aktivitetet e paligjshme të Call Centerave, baza e të cilave ende nuk është zbuluar nga institucionet përtace shqiptare, të cilat duket se kanë marrë urdhër që të mos kryejnë asnjë operacion, pasi “ka lidhje të forta”.

“Disa shefa të policisë e mbrojnë, jo për vete por për të tjerët. Është dhënë urdhër që të mos bëjnë asnjë veprim ndaj tij. Kontrollon shumë para’ të pista që vijnë në Shqipëri. Një rrjet i gjerë ku të gjithë kanë përfitimet e tyre” ka deklaruar një burim nga strukturat e inteligjencës për Vox News.

Disa drejtues të institucioneve ligjzbatuese, qoftë në polici, prokurori apo në shërbimet inteligjente, kanë informacione të plota për aktivitetin, gjithashtu edhe për bazat e paligjshme të Call Centerave të Veysel Sahinit.

Lexo edhe:

“Kam nënën sëmur, më jep makinën…”/ Ja si aktori i humorit Rezart Veleshnja mashtroi Ylli Troplinin

“Call-Center” mashtrimi në Tiranë, arrestohen 4 administratorët, nën hetim 49 punonjës /EMRAT

“Ai tregohet shumë i ftohtë, nuk tregon se kë ka mbrapa. Tani po punon me shtetas turq, të cilët i ka të besuar. Nuk afron në poste drejtuese shqiptare, pasi ka frikë se do e spiunojnë apo do e shantazhojnë. Shkonte në këto kazinotë në Shqipëri, te Plaza, Arena etj, dhe linte qindra mijëra euro, për të mos thënë miliona euro brenda natës. Ishin disa turq që punonin te ato kazinotë, dhe tani i ka marrë në punë Veyseli” pohojnë për redaksinë tonë të njëjtët burime.

Por, informacioni më i fortë dhe ekskluziv që ka mbërritur në Vox News është vendndodhja e 2 pikave të Call Centerave në Shqipëri.

“Turku ka ndryshuar disa herë vendndodhjen e këtyre pikave të Call Centerave. Nje zyrë e ka në zonën e ish-Bllokut, në zemër të Tiranës. “Atë zyrë e menaxhon një shoku i tij” pohon i njëjti burim.

Sipas tij, zyrat më të mëdha i kanë në afërsi të ish Zogut të Zi.

“Zyrat më të mëdha, Veyseli i ka në hyrje të Tiranës, në afërsi të Qendrës Tregtare ‘Ring’. Janë zyrat që kontrollohen totalisht nga Veyseli, me dhjetra punonjës, pjesa më e madhe e të cilëve të huaj. I ka njerëz të besuar” thotë një punonjës i agjencive të inteligjencës në kushte anonimati.

Ndërkohë, në redaksinë e Vox News kanë mbërritur të tjera informacione për bllokimin e 500 milionë USD të disa ditëve më parë. Sipas tyre, drejtësia turke ka kontrolluar zyrat e “Veselit” në vendlindje, të ish partnerëve të tij të biznesit dhe pronarëve të platformave kripto të lidhura me të.

“Është kontrolluar dhe marrë në hetim një ish bashkëpunëtor i Veyselit, i quajtur ?eref Yaz?c?. Ai është pronari i platformës kripto ‘Darkex’, të cilit i janë sekuestruar asetet. Tani ka folluar lufta mes palëve, pasi këtyre bllokimeve” thanë burimet për Vox News.

Në një kohë që në shtetin turk kishin nisur kontrollet, bastisjet, ndalimet, shoqërimet apo edhe arrestimet, Veysel Sahin ndodhej i pashqetësuar në Tiranë, duke vijuar aktivitetin.

“Në momentin që këtij i bllokuan 500 milionë USD, që ia ka bllokuar Tether, firma mëme, Veyseli iku në Dubai. Ka bërë takime atje, me njerëz që e mbështesin në Shqipëri dhe me grupe të tjera. Është kthyer sërish në Shqipëri, në datat 2 ose 3 maj. Vazhdon të jetë këtu dhe kontrollon dhe drejton këto rrjete. Nuk i futet gjemb në këmbë” thotë burimi për Vox News.

Disa ditë më parë, redaksia jonë denoncoi se pikërisht ky individ ka ngritur një rrjet firmash që operon në botën e errët të call centerave, nga ata mashtruesit, teksa kthesa më e madhe e drejtësisë, jo në këtë vendin tonë, është bllokimi i parave. Lajmi është dhënë nga media turke dhe ndërkombëtare.

“Prokurorët turq e akuzojnë Sahin për drejtimin e një rrjeti të madh për baste të paligjshme. Ky është një nga sekuestrimet më të mëdha individuale të aseteve deri më tani në industrinë e kriptovalutave”, thuhet në këto media.

Dyshimet janë se Veysel Sahin ka krijuar në disa vende një rrjet kompanish që merren me Call Centera, ndër to edhe Shqipëria, duke i futur këto para në kriptovaluta. Por, me këtë bllokim, duket se Sahinit po ngushtohet laku, të paktën në vendlindje dhe në shtetet europiane, ndërkohë që në Shqipëri vijon të veprojë dhe të xhirojë dhjetëra miliona euro, sërish me të njëjtën aktivitet.

Mashtrimet e nisura në vendlindje, Turqi, “Veseli” i ka transferuar në Shqipëri, teksa ka arritur që të ketë edhe një “urë” lidhëse mes politikanëve turq dhe atyre shqiptarë. Nëpërmjet lidhjeve që ka krijuar, normalisht me pagesa miliona euro nëndorë, turku jeton dhe punon i lirë, duke kënaqur këdo që e mbron dhe i jep mundësinë që të shtojë pasurinë. Turku ka gjetur në Shqipëri një parajsë të madhe, duke u marrë me të njëjta aktivitete. Ai ka nga pas një grup të fuqishëm politik dhe ekonomik, që i mbrojnë shpatullat nga hetimet apo kontrollet shtetërore.

Vox News ka mësuar se turku po synon edhe një llokmë të madhe; licencën për baste online. Politikanët e fuqishëm që qëndrojnë pas këtyre biçim biznesmenëve, ndër të cilët edhe “Veseli”, po lobojnë shumë fort që të fusin në ato komisione njerëzit e tyre. Në atë tavolinë janë plot 10 licenca, ku gjysma duket se është e paracaktuar për aktorët që janë aktualisht në treg dhe kanë kazino fizike, ndërkohë që gjysma po lobon fort, ose më saktë është hapur një ankand. Deri më tani, turku është në krye me ofertën në këtë ankand, i cili ka futur për lobim grupe të mëdha interesa.

Veysel Sahin ka futur në “lojë” kompani guaska që veprojnë në Qipron Turke. Objekti i kompanive është i njëjtë me atë që ai vetë u hetua dhe u dënua në vendin e origjinës. Por, ka ndryshuar “pronarët” dhe “administratorët” me letra të këtyre kompanive, duke futur edhe emra anglezë apo europianë, për t’a bërë sa më të besueshëm për qeverinë shqiptare.

Sipas mediave turke, në vitin 2017 u ndërmor një aksion në Turqi dhe Qipron Veriore, duke vënë në pranga 17 persona. Në pranga ra edhe “Veseli”, i cili akuzohej për baste të paligjshme në Stamboll, Izmir dhe Bodrum.

Sahini u akuzua si kreu i kësaj organizate, që bastet e paligjshme i realizonte online. Ka dyshime se grupi ka pastruar paratë në ndërtim dhe resorte, duke investuar dhjetëra miliona euro të ardhura nga bastet, teksa ka pasur dyshime se “Veseli” ka pastruar edhe para nga trafiku i drogës.

Ai u dënua dhe qëndroi disa kohë pas hekurave në Turqi, teksa pas lirimit “parajsën” e ka gjetur në Shqipëri. Veysel Sahin ka hyrë në vendin tonë përmes kompanive guaskë, në bashkëpunim me biznesmenë dhe persona të tretë, shtetas shqiptarë. Në vijim do të japim detaje ne përfshirjen ne ortakëri me një kazino shqiptare. /VoxNews

Etiketa: call centermashtrimVeysel Sahin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kam nënën sëmur, më jep makinën…”/ Ja si aktori i humorit Rezart Veleshnja mashtroi Ylli Troplinin

10:08 : 11/06/2026
AKTUALITET

“Call-Center” mashtrimi në Tiranë, arrestohen 4 administratorët, nën hetim 49 punonjës /EMRAT

09:44 : 11/06/2026
AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
AKTUALITET

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026
AKTUALITET

Miku i Ramës, Ron Yeffet fle te vila qeveritare, dhjetëra biznesmenë e kërkojnë për mashtrim, non grata në disa vende

18:01 : 31/05/2026
Giorgi Salukvadze
AKTUALITET

Kush është Giorgi Salukvadze, bosi i call centerave që bleu drejtësinë dhe u arratis me miliona euro nga Shqipëria

15:36 : 27/05/2026
Para

Protesta masive/ KASH thirrje Ramës: Mjaft me arrogancë! Jep llogari te qytetarët

TË GJITHA

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen tre të huaja

11:58 : 12/06/2026

Kush janë vëllezërit Koçeku të kërkuar nga SPAK, ‘krerët’ e grupit të trafikut të drogës

11:54 : 12/06/2026

Degradimi i sistemit shëndetësor, PD kërkon interpelancë me ministren Sala

11:37 : 12/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës

11:28 : 12/06/2026

Mister fati i Eglant Koçit/ Gjenden gjurmë baruti në zyrën e Armand Shakajt, lëvizjet e fundit me karrotrec

11:22 : 12/06/2026

VIDEO/ Momenti kur 23-vjeçari tenton të grabisë “Exchange-n” në Shkozë (EMRI)

11:09 : 12/06/2026

Drejtori i Hekurudhave Ergys Verdho, paraqitet në SPAK

11:06 : 12/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetgrandpashabetcasibombetpark girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetHiltonbetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomcasibomgrandpashabet