Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lungomares në Vlorë, ku një grua rreth 27 vjeç ka rënë nga kati i shtatë i një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe po hetohet nëse e reja është hedhur vetë apo ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pemët e ndodhura poshtë pallatit kanë amortizuar fillimisht rënien, duke bërë që 28-vjeçarja të transportohej me shenja jete drejt spitalit. Megjithatë, ajo nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje.














