Pas qëndrimit për rreth tre orë para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.
Ata janë ndarë në disa grupe, duke ecur në akset kryesore të Tiranës.
Protestuesit janë futur mes makinave, ku shoferët në shenjë solidarizimi i kanë ‘përshëndetur’ duke u rënë borive.














