Një protestuese ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke e ftuar të vijë në shesh.
Gjatë fjalës së saj në podiumin në bulevard, ajo i bëri thirrje të ndalojë së zhvilluari mitingje pasi iu detyrohet protestuesve një përgjigje.
Ajo theksoi vështirësitë e bashkëmoshatarëve të saj në vend duke shtuar se ndodhet aty për ta.
“Kam 18 vite që dëgjoj se Shqipëria nuk bëhet, por do të bëhet, sepse për të do të luftojmë ne, brezi i ri. Nuk do të ikim, por do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë bota.
Mos bëj mitingje nëpër Shqipëri, por eja në shesh nëse je burrë. Mami dhe babi im janë detyruar të më lënë të rritem tek gjyshërit që të punojnë, sot jam në protestë për ta dhe gjyshërit e mi, për bashkëmoshatarët e mi. Bashkë do t’ia dalim. Rama në burg, Berisha në burg”, ka përfunduar ajo














