Një histroi rrëngjethëse e një vajze vetëm 15 vjeçe e fejuar me një 41 vjeçar ka tronditur opinionin.
Të miturën nga Mirdita e fejuan prindërit me një person 27 vite më të madh. Sipas policisë së Durrësit me anë të dhunë psikologjike Martin Haxhiaj ka detyruar 15 vjeçaren të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, duke kryer dhe marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së vajzës. Pasi e ka mbajtur për rreth një javë në shtëpinë e tij, e mitura nga Mirdita ka mundur që të largohet nga shtëpia e burrit të saj, duke bërë edhe denoncimin në polici.
Burimet nga policia tregojnë detaje të dëshmisë së adoleshentes.
“Ai arriti të më marrë dhe të më çojë në banesen e tij dhe për rreth një javë ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me mua.Unë kisha frike se me trafikon në Itali dhe u largova nga banesa e tij” ka rrëfyer 15-vjeçarja. Sipas sajë prindërit e kishin fejuar pa dëshirën e saj
Nga ana tjetër prindërit e 15-vjeçares nga Mirdita, të cilën e kishin fejuar me një 41-vjeçar, janë penduar për një veprim të tillë. Në deshminë e tyre të dhënë para grupi hetimor ata kanë thënë se, nuk donin tja jepnin vajzen e tyre tyre 41-vjeçarit Martin Haxhiaj, por ky i fundit i kishte bërë presion. Në kushtet e një presioni të vazhdueshem ata janë detyruar që të fejojnë vazjën me të dhe vetem një javë më parë ata kishin bërë edhe martesën.
Prindërit e 15 vjeçares jetojnë në një varfëri ekstreme në një fshat të Mirdites, ndërsa nuk kanë pranuar që të identifikohen dhe të flasin para kamerave në lidhje me ngjarjen.
I pyetur nga policia Martin Haxhiaj ka justifikuar veprimet e tij si marrëdhëniet e një burri me gruan, se vajzën e kishte marrë për nuse me dëshiren e saj dhe të prindërve dhe se nuk kishte pasur asnjë qëllim trafimi.
“Nuk është e vërtetë që kam përdhunuar vajzën. Ne jemi të fejuar dhe kemi kryer marrëdhënie, por e kam trajtuar shumë mirë. Fillimisht ajo nuk donte të fejohej dhe qëndronte me mua, por unë mendova se do ndryshonte mendim. Unë e kisha për grua. Ajo erdhi në shtëpinë time në Durrës dhe qëndroi për shtatë ditë. Derisa ajo u kthye në shtëpi dhe më tha se nuk do të kthehej më tek unë. Shkëmbyem disa mesazhe dhe telefonata, ku në gjakënxehtësi e sipër mund ta kem ofenduar”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera para hetuesve 41-vjeçari pas arrestimit në Durrës.