Policia e Tiranës ka njoftuar bllokim të qarkullimit dhe të lëvizjes për këmbësorët në zonën e Sheshit “Skëndërbej”.
Mësohet se bllokimi do të bëhet në kuadër të aktivitetit “Bread and Heart Festival”.
Kufizimi i lëvizjes ka nisur nga ora 9:00 deri në 17:00.
“Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Bread and Heart Festival”, sot, nga ora 09:00 deri në orën 17:00, do të kufizohet lëvizja e këmbësorëve në zonën e Sheshit “Skënderbej”. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimet e përkohshme dhe i fton të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë të angazhuara për mbarëvajtjen e aktivitetit.”, sqaron policia.














